• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Sensimar Belek Resort & Spa, hotel me pesë yje, me shërbimin e tij Ultra All Inclusive, i dedikuar tërësisht për të rinjtë. Është hoteli juaj ideal nëse keni kërkuar një pushim për t'u çlodhur duke qëndruar larg zhurmës dhe ngarkesave tjera.

Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Bogazkent 40 km nga aeroporti i Antalias, 1 km nga fshati më i afërt.
 
Akomodimi: Numri total i dhomave është 200. Prej tyre 170 janë dhoma standarde (27m²; 2+1pax), 10 deluxe dhoma (32m²;max3pax), 20 Lake Houses (36m², një dhome e madhe, një tarrace e madhe pranë pishinës). Të gjitha dhomat janë me ballkon, banjë private me dush, tharëse flokësh, sistem qendror të klimatizimi, telefon direkt, arkë (me pagesë shtesë), mini bar (ujë dhe ujë mineral rimbushet çdo ditë), TV satelitor dhe kanale muzikore. Përmban restorantin kryesor Jaseminë i hapur për mëngjes, A la carte restorantet – Kulinarium, lobby bar, vitaminë bar, bari pranë pishinës dhe në plazh si dhe bari i natës. Shërbimi mjekësor, pastrimi i rrobave, pastrimi kimik, kujdestari i fëmijëve, internet kafe, telefoni, faksi, interneti, lojërat kompjuterike dhe qendra tregtare janë me pagesë shtesë.

Plazhi: Hoteli posedon me plazh privat me rërë, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagës.

Shërbimi: Ultra All Inclusive
Bufe e hapur për mëngjes, drekë dhe darkë, mëngjes i vonshëm, dreka, ushqim i lehtë në pasdite, ëmbëlsira dhe akullore gjatë orëve të caktuara, darka, ushqim i lehtë i vonshëm, çaj, kafe, të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike në mes të orës 10:00-24:00 janë pa pagesë. A la carte restorantet janë me rezervim paraprak.

Sporti dhe koha e lirë: Pishinë e jashtme dhe e brendshme, pishinë për fëmije, rrëshqitëse të ujit, fitness qendra, banje turke, sauna, fushë e tenisit, mjetet për tenis, orët e tenisit, masazhi, sportet ujore, SPA qendra janë me pagesë shtesë. Programe të lehta argëtuese, muzikë e gjallë herë pas here dhe aktivitete sportive. Hoteli nuk përmban asnjë argëtim apo aktivitet për fëmijë. Hoteli i përshtatshëm vetëm për te rritur. Nuk pranohen fëmije nën moshën 18 vjeç.

Sensimar Belek

Ultra All Inclusive

Ideal!

92%

rekomandimi i mysafirëve

4.6

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

Hotel ideal i dedikuar tërësisht për të rinjtë.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Meze të ndyshme, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, meze mesnate
  • Restaurante A la carte, me specialitete turke, aziatike dhe të peshkut, meksikane
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike
  • të vendit dhe disa të importuara gjatë 24h
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
  • Tenis, pingpong, basketboll, volejboll, futboll i vogël, qendër fitnesi
  • Aerobik, banjë turke dhe sporte të ndyshme motorike me pagesë

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59