• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Moto e hotelit është: dëshira juaj është punë për ne. Ky hotel i ri është munduar të jetë modern, mikpritës dhe të bëjë ëndërrat tuaja realitet.

Pozita: Ky hotel i hapur në 2014, ka menduar që t'ju ofroj musafirëve pushim luksoz, me shërbim Ultra All Inclusive. Ky hotel luksoz është i përshtatshëm për golf dhe me standardin që ofron shkon përtej asaj çka presin mysafirët. Ka një sipërfaqe prej 178000m2. Hoteli ndodhet 35 km nga Aeroporti i Antalias.Koha e transferit: 40 minuta.

Akomodimi: hoteli ka 530 dhoma, të ndara në kategori të ndryshme si 31 family roof me pamje nga deti prej 100 m2, 84 golf dhoma të pishina swim up, 96 luxury room golf view 62 m2, 289 luxury room me pamje nga deti 62m2, 5 Carya Golf villa 350m2, 11 Golf suitë tek pishina swim up, 12 luxury suita me pamje nga deti 124m2, 2 suita presidenciale me pamje nga deti 236m2.Që të gjitha të disenjuara me shije të hollë dhe të krijuara si ambient i përshtashëm për t'ju ofruar ngrohtësi dhe rehati.Të gjitha të shtruara me tepih dhe parket, me ballkon dhe terasë, vluese uji për t'u shërbyer në dhomë me çaj dhe kafe, minibar, internet wireless falas në dhomë. Disa nga dhomat posedojnë xhakuzi dhe opcione tjera.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Pije mirëseardhëse dhe fruta në dhomë, bufe e hapur, shërbimi për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqim i lehtë në mëngjes, dreka. Pasdite ushqim i lehtë, ëmbëlsira, biskota, darka dhe ushqim i lehtë në mesnatë, ushqim në plazh, ëmbëltore, lëng të freskët për mëngjes.Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi. Nuk janë të përfshira në koncept pijet premium, vera speciale, shampanjë, lëngu i freskët, pijet energjike, shërbimi në dhomë. Sporti dhe koha e lirë Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, palestër, banjë turke, saunë, tereni për tenis, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll, pingpong, sportet ujore pa motor janë pa pagesë.

Wellness & SPA qendra, masazhi, ndriçimi për tenis, pajisjet, sportet ujore me motor, bilardo janë me pagesë.Program zbavitës gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show program dhe “live” muzikë. Hoteli i specializur për golf.

Fëmijët: për të vegjlit ka menduar shumë duke krijuar një atmosferë argëtimi si në pishinë dhe ne aquaparkun prej më të mëdhenjve. Mini klub për fëmijë të ndarë nëpër grupe prej 4-16 vjeç.

Regnum Carya Golf

Ultra All Inclusive

Glamuroz!

99%

rekomandimi i mysafirëve

5.0

vlerësimi i mysafirëve

Pranvera Bojniku

Hotel modern, mikpritës dhe do ti bëjë ëndërrat tuaja realitet.

nga Pranvera Bojniku

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka 
  • shërbehen në formë bufeje, mëngjes për gjumashë
  • Restaurant a la karte
  • Në mes shujtave snack, kafe /çaj dhe ëmbëlsira
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike gjatë 24 orëve

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59