• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Zbuloni një dimension të ri të luksit dhe do të ngeleni të mahnitur në vendin e zgjedhur si më i kërkuari përgjatë vitit 2013. 

Pozita: Ky kompleks i mahnitshëm ndodhet 27 km nga aeroporti i antalIas.Koha e transferit: 30 min

Akomodimi: I zgjedhur si hoteli më i mirë, ofron 639 dhoma të vendosura në godinën kryesore dhe të ashtuquajturat dhomat në kopsht.

Plazhi: Hoteli posedon plazhin privat me rërë, shtretërit, ombrellat, peshqirët për plazh janë pa pagesë.

Dhomat: superiore në ndërtesën kryesore janë (38-43m², një dhomë gjumi, pjesa e ndejës me sofa që hapet, një banjë 2+), suita familjare në ndërtesën kryesore (77-82m², një dhomë gjumi dhe dhomë e ditë me derë rrëshqitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi, dy tusha, max 3+2).Suita për çifte në ndërtesën kryesore janë 10 (77-82m², një dhomë gjumi dhe dhomë e ditës me derë rrësh-qitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi, tush, max 3+1 pax), suita me tarracë në ndërtesën kryesore janë 47 (62,50m², një dhomë gjumi dhe dhomë e ditë me derë rrëshqitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi, 2 tusha, max 3+1 pax), suita familjare dupleks në ndërtesën kryesore janë (107m², dy dhomë gjumi dhe dhomë e ditës me derë rrëshqitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi kurse tjetra me vaskë, 2 tusha, max 4+2). Dhomat superiore në kopsht janë (31m², një dhomë e gjumi, pjesa e ndejës me sofa që hapet, një banjë me dush ose vaskë 2+2), suita familjare në kopsht janë 95 (60-65m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditë, dy banjo, një banjë me tush kurse tjetra me vaskë, dy WC, max 3+2).Të gjitha dhomat janë me ballkon apo tarracë, me banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror, telefon direkt, mini bar (rimbushur çdo ditë me ujë dhe lëngje), arkë, varëse për rroba, TV satelitor me kanale muzikore.

Sporti dhe koha e lirë  Pa pagesë: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, palestër, banjë turke, saunë, tereni për tenis, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll, pingpong, sportet ujore pa motor. Me pagesë: Wellness & SPA qendra, masazhi, ndriçimi për tenis, pajisjet, sportet ujore me motor, bilardo.

Program zbavitës gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrë-
mje show program dhe “live” muzikë, kinema.

Fëmijët: për të vegjelit këtu është menduar shumë duke krijuar një atmosferë argëtimi si në pishinë ashtu edhe në aquaparkun prej më të mëdhenjve. Mini klub për fëmijë të ndarë nëpër grupe prej 04-16 vjeç,

Kaya Palazzo

All Inclusive

Fantastik!

99%

rekomandimi i mysafirëve

5.0

vlerësimi i mysafirëve

Do të zbuloni një dimension të ri të luksit.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehet në formë byfeje, mëngjes për gjumashë
  • Restaurant a la carte
  • Në mes shujtave snack, kafe /çaj e ëmbëlsira
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike gjatë 24 orëve
  • Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, palestër, banjë turke, saunë, tereni për tenis, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll, pingpong
  • Program zbavitës gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show program dhe “live” muzikë, kinema.

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59