Për Hotelin
Pozita: Hoteli shtrihet direkt në plazh,4 km nga Beleku. Koha e transferit: rreth 20 minuta.
Akomodimi: Kompleks i ri hotelier dhe tepër luksoz. I vendosur në një strukturë interesante ndërtimi e cila pasqyron pafundësinë e nivelit të cilësisë dhe të shërbimit. I ndërtuar në një pyll pishash prej 100.000 m², hoteli disponon disa njësi katërkatëshe banimi me gjithsej 591 dhoma dhe 14 vila. Në dispozicion janë recepcioni me lobidhe 2 lobi-bare, ashensorë panoramik, me restorantin madhështor kryesor që ka edhe zonën për joduhanxhinjtë, me 6 restorante A-la carte, disa bare, Café Wien, salla konferencash, dyqane, floktar, pishinë të mbuluar me pjesën e veçuar për fëmijë, xhakuzi dhe amfiteatër. Në oborr pishina e madhe (3.500 m²), pishina gjysmë olimpike, Jacuzzi, një pishinë tjetër me rrëshqitëse uji, ta-rraca për rrezitje dhe një ishull i vogël me një pool-snackbar.
Plazhi: Plazh i gjerë dhe i pjerrët me
rërë. Çadrat e diellit, shtretërit, mbu-lesat dhe peshqirët pa pagesë, në plazh dhe në pishinë.
Dhomat: Të pajisura me banjë dhe dush/WC, tharëse flokësh, pasqyrë kozmetike, mantel dhe pantofla ba-nje, kanape, telefon me lidhje të direkte, TV/Sat me kanale muzikore, internet, minibar, kasa fortë, dysheme të shtruar me tepih, rregullator klime (qendrore) dhe ballkon. Pamja nga deti sipas çmimit të paguar.
Shërbimi: A la carte All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: 7 fusha tenisi (me dyshe-me hiri), reketë dhe topa tenisi, futboll të vogël, basketboll, volejboll pla-zhi, pingpong, surfim, katamaran (të dyja me licencë), kanu, anije me pe-dale, qendër fitnesi, aerobik, saunë, banjë turke, banjë avulli dhe xhakuzi. Me pagesë: dritat për fushën e te-nisit, kurs tenisi, loja me birila, huazim biçikletash dhe masazhi. Argëtimi Pa pagesë: pikado, bilardo, qasje në internet, diskotekë, kthina për TV satelitor, kinema, animaci-on gjatë tërë ditës me programe të mbrëmjes dhe muzikë Live. Me pagesë: PlayStation, internetcafe.
Wellnes: Wellness & Beauty Center me një hapësirë prej 3.500 m² ofron shërbime të shumta si banjë me ujë shkumëzues, terapi aromatike, terapi uji, kthina e borës, shiatsu dhe masazhe të ndryshme.
Fëmijët: Pishinë e vogël fëmijësh me një rrëshqitëse uji.Miniklub (për fëmijët 4 -14 vjeç), bufeja e fëmijëve, animacion për fëmijë, dhomë lojërash, sheshi i lojës, mini-disko. Këndi për foshnje, babyphon (pa pa-gesë). Dado (sipas kërkesës dhe me pagesë).
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashë
- Pasdite snack, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, supë mesnate dhe sendviç, bufe dreke dhe mbrëmjeje
- Të gjitha pijet freskuese si dhe pijet lokale dhe pjesërisht të importuara alkoolike gjatë 24 orëve
- 5 restorante A-la carte (me kuzhinë italiane, turke, të Lindjes së Largët dhe të Amerikës së Jugut, si dhe specialitete peshku me paralajmërim)
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe birrë
- Shërbim dhome nga ora 02.00 deri në orën 07.00
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja