Për Hotelin
Ky objekt luksoz gjendet afër një plazhi të mrekullueshëm që nuk i ofron vetëm familjeve një pushim të ëndërrave.
Të rriturit dhe fëmijët do të kenë kënaqësinë t'i shijojnë dy pishinat moderne që i posedon ky hotel.
Pozita: Drejtpërdrejt i shtrirë në plazh,35 km nga Aeroporti dhe 45 km nga Antalia. Koha e transferit: 40 minuta.
Akomodimi: Ky objekt komfor posedon me tepër se 338 dhoma në godinën kryesore me lobi dhe bar, 4 ashensorë, restorant me klimatizim, restorant A-la carte, kafiteri dhe shumë bare të tjera. Në pjesën e jashtme gjenden 2 pishina mahnitëse, me pjesë të veçantë për fëmijë.Kompleksi mahnitës përmban diskotekë, floktar dhe dyqane të ndrysh-me, shërbim rrobalarës, mjek (me pagesë) etj.
Plazhi: Plazhi me rërë të imët. Shtretërit, mbulesat, ombrellat e diellit dhe peshqirët, pa pagesë.
Dhomat: Dhomat janë të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, klimatizim, telefon direkt, TV/Sat, minibar, kasafortë, dysheme me tepih dhe ballkon.
Dhomat familjare: Dhomat në apartamantet 2 katëshe për familjet me fëmijë ofrojnë një komoditet shumë më të madh se në dhomat standarde.
Shërbimi: High Clas All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: 2 fusha tenisi, bilardo, banjë turke, saunë, xhakuzi, qendër për fitnes, ping pong, fushë basketbolli, squash, kanu, surfing.Me pagesë: Sportet e ujit, loja me birila, masazhi, interneti dhe lojërat kompjuterike.Argëtimi: Programe animuese dhe muzikë live (në ditët e caktuara).
Fëmijët: Në miniklub fëmijët prej 4-12 vjeç mund të gjejnë oferta të ndrysh-me të argëtimit. Gjatë muajit korrik dhe gusht është i hapur Juniorklubi, që gjithashtu ju ofron fëmijëve shumë mundësi për t’u kënaqur dhe për të vepruar.
Aquaparku: Ofron pishinën madhështore me pjesën për fëmijë, si dhe rrëshqitëse uji për kënaqësinë e fëmijëve.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
- Në mesnatë ushqime të lehta dhe supë
- Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike në lobi-bar gjatë tërë kohës (24 orë)
- Gjatë ditës pije freskuesenë minibar 24 orë shërbimnë dhomë
- Dy fusha tenisi, banjë turke, saunë, qendër fitnesi, ping-pong, basketboll, skuash
- Programe animacioni
- Animacione për fëmijë
- Ombrellat e diellit, shtretërit, peshqirët dhe mbulesat pa pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja