• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Godinat e vargut të hoteleve Papillon kujdesen për ambient të pastër, shërbim të përkryer dhe kënaqësi të shumta, të cilat si të rriturit ashtu edhe kalamajtë i bëjnë që ditët më të bukura të vitit t’u mbeten si aventurë e paharrueshme.

Pozita: Hoteli shtrihet direkt në plazh, 4 km nga Beleku, ndërsa nga aeroporti 35 km dhe nga Antalia 40 km. Koha e transferit: 50 minuta.

Akomodimi: Objekti posedon gjithsej 270 dhoma standarde, 56 apartamente familjare, 17 dhoma tjera familjare dhe disa suita, të cilat gjenden në
godinën kryesore katërkatëshe dhe në godinat tjera përreth në formë apartamentesh. Sallë e këndshme pritjeje me recepcion dhe lobi, restorant kryesor të klimatizuar, me zonë për joduhanxhinjë dhe tarracë, pastaj katër restorante tjera A-la carte (specialitetet nga lindja e largët, italiane, turke si dhe specialitete peshku dhe fruta deti), bare të ndryshme, diskotekë, dhomë konferencash si dhe pishinë të mby-llur, me pjesë të ndarë për fëmijë (gjatë dhe pas sezonit).Jashtë objektit, në oborrin e bukur,gjendet një terren pishinash me aquapark dhe me pjesë të ndarë për fëmijë. Sallë televizori, kino, dhomë lodrash, internetcafe, dyqane të ndryshme, floktar, amfiteatër. Mjeku dhe shërbimi rrobalarës, me pagesë.

Plazhi: Shtrihet direkt në plazhin pri-vat me rërë.

Dhomat: Dhomat janë të rregulluara mirë dhe posedojnë banjo/WC, tharë-se flokësh, telefon me dalje direkte,klimatizim, Sat/TV, kasafortë (pa pa-gesë), minibar dhe ballkon. Dhomat familjare dhe apartamentet janë komfore, ngjashëm me dhomat tjera standarde, por disponojnë me nga dy dhoma.

Shërbimi: High Class All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: dy fusha të forta tenisi, pingpong, aerobik, qendër fitnesi, volejboll, basketboll, gjuajtje me hark, pikado, banjë turke, saunë, surfim (me patentë), lundrim me pedale dhe kanu. Me pagesë: Loja me birila, bilardo, masazhi, qendra e zbukurimit, interneti dhe sportet e motorizuara të ujit në plazh. Fusha e golfit dhe e kalërimit në largësi prej 4 km.

Argëtimi: Animacione gjatë ditës dhe
programe argëtuese në mbrëmje.

Fëmijët: Pishinë për fëmijë, fushë lojërash për fëmijë, miniklub prej 4-12 vjeç, junior klub prej 13-16 vjeç (në korrik dhe në gusht), ulëse për fëmijë në restorant, (bufe për fëmijë, shtrat për fëmijë, pa pagesë).  Dado (sipas kërkesës, me pagesë).

Papillon Ayscha Hotel

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka, në formëbufeje; mëngjes për gjumashët
  • Kafe/çaj dhe ëmbëlsira, snack mesnate
  • Restorant A-la carte (1 vizitë në javë)
  • Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore, gjatë tërë kohës
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe birrë
  • Tenis, pingpong, aerobik, qendër fitnesi, volejboll, basketboll, gjuajtje me hark, pikado, banjë turke dhe saunë
  • Animacione gjatë gjithë ditës
  • Shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, në pishinë dhe në plazh, pa pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59