• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Për mysafirët që dëshirojnë diçka të veçantë, ky objekt luksoz ju ofron ambientin e qëlluar. Hoteli i shtrirë buzë plazhit, disponon të gjitha kushtet për një pushim relaksues.

Pozita: Largësia nga Aeroporti është 29 km, nga Antalia 37 km. Shtriret direkt në plazh.Koha e transferit: 40 minuta.

Akomodimi: 500 dhoma të rregulluara në mënyrë komfore dhe me shu-më shije, gjenden në objektin kryesorose në Klub-kompleksin prapa, të përbërë nga bungallot dykatëshe. Posedon recepcionin me Atriumlobi, 2 restorante me tarracë e bare të ndry- shme. Pishina madhështore me ujë të ëmbël, e ndarë në pjesën për fëmijë me rrëshqitëse uji. Ka edhe amfiteatër, diskotekë dhe sallë për mbledhje.

Plazhi: Plazhi me rërë e guralecë.Shtretër dielli.

Dhomat: Të gjitha dhomat posedojnë rregullator klime, telefon, TV/Sat, minibar, kasafortë, ballkon dhe tarr-acë. Dhomat posedojnë edhe banjë/WC, shumica janë me pamje nga deti, dhomat e klubit janë me WC/dush. Me kërkesën tuaj, mund t’u vihet në dispozicion edhe një shtrat për fosh-nje gratis.

Shërbimi: All Inclusive dhe Ultra All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë, gjatë ditës meze e lehtë, kafe dhe ëmbëlsira, pasdite akullore, meze e lehtë mesnate.Pijet joalkoolike dhe alkoolike (24 orë) si dhe 2 shishe me ujë dhe 1 shishe ujë mineral nga minibari. 

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Qendra e fitnesit, squash, pingpong, pikado, volejboll uji dhe basketboll. Me pagesë: Futboll, bilardo, saunë, banjë turke, xhakuzi, masazh dhe të gjitha sportet e motorizuara që ofro-hen në plazh nga shitësit vendës. Golf: Një klub i njohur golfi gjendet në afërsi. Qendra e tenisit: Shtatë fusha tenisi (ndriçimi i fushave me pagesë).

Argëtimi: Çdo ditë programe të ndryshme animuese dhe argëtuese.

Fëmijët: Miniklubi për fëmijët e mo-shës 4-12 vjeç (orari i punës prej orës 10.00-12.00 dhe 14.00-17.00).

Adora Golf Resort

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë
  • Gjatë ditës snack si dhe kafe dhe ëmbëlsirë, pasdite akullore; snack mesnate
  • Të gjitha pijet freskuese dhe alkoolike të vendit nonstop,si dhe dy shishe uji të thjeshtë e një shishe ujë mineral në minibar
  • Shtatë fusha tenisi me rërë (ndriçimi me pagesë), fitnes, squash, pingpong, pikado, volejboll plazhi dhe basketboll
  • Programe të shumta animuese
  • Animacione për fëmijë
  • Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, pa pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59