• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Direkt në plazh, rreth 45 km nga Antalia. Koha e transferit: rreth 30 minuta.

Akomodimi: Një ndërtesë kryesore dhe dy ndërtesa plotësuese me gjithsej 466 dhoma. Lobi me recepcion, restorant, 5 restorante A-la carte, salla konferencash, shitore, amfiteatër, floktore dhe pishinë të mbuluar (me ngrohje). Në pjesën e jashtme gjenden pishina të ndryshme, aquapark me rrëshqitëse uji (me katër shirita), tarracë dielli dhe snackbar pishine. Mjeku, infermierja (në orë të caktuara).

Plazhi: Plazh i pjerrët rëre me një bar plazhi (varësisht nga moti). Çadrat e diellit, shtretërit, shtrojat dhe peshqirët për plazh, janë pa pagesë, si në plazh ashtu dhe në pishinë.

Dhomat: Të pajisura me dush/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, TV/Sat me kanal muzikor, minibar, kasafortë, dysheme me tepih, aklimatizim (në orë të caktuara) dhe ballkon.Janë në dispozicion edhe dy dhoma të përshtatura për invalidë. Shërbim dhome gjatë 24 orëve. Dhomat familjare të tipit A: Kanë sipërfaqe rreth 40 m². Në ndërtesën kryesore ose në aneks. Përbëhen nga një dhomë ndeje dhe fjetjeje me një kanape gjumi dhe kënd për ulje si dhe me një dhomë gjumi me një krevat dysh. Dhoma ndërlidhëse. Ndryshe, e pajisur ashtu si dhe dhoma e ndërtesës kryesore.Dhomat familjare të tipit B:Rreth 45 m². Në ndërtesën kryesore ose në aneks. Përbëhet nga një dhomë gjumi me shtrat dysh dhe një kthinë tjetër gjumi me një shtrat tek. Dera ndërlidhëse. Ndryshe, dhoma e pajisur ashtu sikurse dhe dhoma në ndërtesën kryesore.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: dy fusha tenisi, pingpongu, dhoma e fituesit, sauna, hamami.

Me pagesë: dritat e natës (për tenis), kursi i tenisit, birili (dy shirita), masazhi, sportet e ujit përmes ofertuesve të jashtëm.

Argëtimi: Pa pagesë: minigolf, pikado, qasje në internet pa kabllo në hapësirën e hotelit, diskotekë dhe animacion.

Me pagesë: këndi i internetit, bilardo.

Fëmijët: Pishinat për fëmijë me rrësh-qitëse uji, miniklub (për 4 – 12 vjeç, në orë të caktuara), Juniorklub (13 – 16 vjeç), dhomë dhe vend lodrash, animacion për fëmijë, bufe për fëmijë, minidisko, dado për fëmijë (me pagesë, sipas kërkesës).

Limak Atlantis

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

Kaltrina Ademi

nga Kaltrina Ademi

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
  • Në mesnatë ushqime të lehta dhe supë
  • 3 restorante A-la carte (specialitete italiane. turke dhe meksikane)
  • Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe disa të importuara, nga ora 10.00 - 24.00; në lobi-bar gjatë 24 orëve
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe me birrë
  • Akullore, nga ora 14.00 - 15.30
  • Shërbimi në dhomë prej orës 02.00 - 04.00

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59