Për Hotelin
Pavarësisht nëse kërkoni aktivitete sportive apo pëlqeni qetësinë dhe rehatinë, këtu do t'ju plotësohen dëshirat tuaja, në një ambient të këndshëm dhe relaksues.
Pozita: Hoteli është hapur më 15 mars 2005. Nga aeroporti i Antalisë është 35 km larg, kurse nga qyteti i Antalisë 45 km.
Koha e transferit: 40 min.
Akomodimi: Ky hotel posedon gjithsej 328 dhoma: standarde, familjare, dhoma për të hendikepuar dhe suita. Kompleksi ofron restorante dhe bare të ndryshme, si restorantin kryesor, ku shtrohet mëngjesi, dreka dhe darka, restorantin italian A-la carte.Lobibar dhe bar në pishinë, ku ofrohen të gjitha pijet alkoolike dhe joalko-olike si dhe kokteje të ndryshme. Në oborrin e këtij hoteli ndodhen edhe disa lloje të pishinave si dhe pishina e veçantë për fëmijë.Për mysafirët në hotel ofrohen edhe shërbime mjekësore. Brenda këtij hoteli mund të gjeni edhe qendrën tregtare me dyqane të ndryshme: market, butik, dyqan të arit, dyqan për dhurata. Po ashtu hoteli ofron edhe kujdesin shëndetësor si qendrën për fitnes, banjë turke, sauna, masazh.
Plazhi: Hoteli posedon plazh privat, me rërë të imët. Karriget për rezitje si dhe peshqirët janë pa pagesë, si në plazh ashtu edhe pranë pishinave.
Dhomat: Të mobiluara në mënyrë moderne. Dhomat standarde janë të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, minibar, telefon me dalje direkte, TV/Sat, kasafortë, etj. Disa prej dhomave kanë pamje nga deti. Dhomat familjare kanë madhësi 56 m² dhe janë dy dhoma të ndërlidhura ndërmjet veti: dhoma e gjumit dhe dhoma me shtretër të ndarë.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Animacione të ndryshme si dhe aktivitete të shumta sportive. Tavolina ping-pongu, aerobik, minigolf, tenis, mbrëmje muzikore, muzikë live, natë turke. Ka edhe qendër për fitnes, banjë turke, saunë dhe kënde për masazh.
Fëmijët: Animacione për fëmijë, miniklube nga mosha 4-12 vjeç, pishina për fëmijë, dado sipas kërkesës.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje, mëngjesi për gjumash.
- Gajtë ditës ushqime të lehta, kafe/çaj dhe ëmbëlsira të ndyshmeLoby bar në pishin me pije alkoolike dhe joalkoolike, si dhe kokteje të ndryshme
- Restoran a la carte, ku rezervimi është i obliguar
- Mini Golf, tennis ,aerobik, sauna, mjek
- Qendër Tregtare, dyqane si market, butik etj.
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja