Për Hotelin
Kjo pushimore moderne është një mundësi e mirë për pushuesit që kërkojnë të kalojnë pushimet e tyre në një atmosferë relaksuese, me shërbime mbimesatare dhe elegancë të veçantë.
Pozita: Hotel elegant, i rinovuar gjatë vitit 2006. Shtrihet përgjatë plazhit të gjerë dhe të gjatë me rërë, 10 km larg Belekut. Nga aeroporti i Antalias është rreth 35 km.
Koha e transferit: rreth 40 minuta.
Akomodimi: Ju mund të pushoni në godinën kryesore gjashtëkatëshe me 344 dhoma. Kompleksi disponon edhe 180 bungalo. Lobi me recepcion, restorantin kryesor, 3 restorante A-la carte (speciali-tete turke, kineze dhe italiane), bare të ndryshme, diskotekë. Në oborrin e bukur te hotelit gjendet një pishinë me rrëshqitëse uji dhe pjesë të ndarë për fëmijët.
Plazhi: Plazhi i gjerë me rërë dhe guralecë, shtrihet përgjatë oborrit të hotelit.Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët ofrohen pa page-së, si në plazh ashtu edhe pranë pishinës.
Dhomat: Dhomat e rregulluara në mënyrë elegante, posedojnë banjë apo dush/WC, tharëse flokësh, klimati-zim, telefon me dalje direkte, minibar,kasafortë, TV/Sat me kanale muzikore dhe shumica kanë ballkon.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Fushë tenisi, pingpong, bilardo, volejboll plazhi, qendër fitnesi,banjë turke, saunë, aerobic, internet cafe, playstation
Me pagesë: Dritat për fushat e tenisit, masazh dhe sportet ujore në plazh, që ofrohen nga shitësit vendës.
Argëtimi: Animacione të nduardurshme gjatë gjithë ditës. Në mbrëmje shfaqje të ndryshme me muzikë dhe valle live.
Fëmijët: Miniklubi (4-11 vjeç), pishina e ndarë për fëmijë dhe sheshi i lod-rave, kopsht i vogël zoologjik. Dado, sipas kërkesës dhe me pagesë.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
- Gjatë ditës ushqime të lehta, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
- Ushqime të lehta në mesnatë
- Pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe disa të impor-tuara gjatë 24 orëve në lobbybar
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
- Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët ofro-hen pa pagesë, si në plazh ashtu edhe pranë pishinës
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja