Për Hotelin
Pozita: Drejtpërdrejt në plazh, rreth 1 km nga Beleku dhe rreth 50 km nga Aeroporti i Antalisë. Koha e transferit: rreth 45 min.
Akomodimi: Hoteli me 628 dhoma, posedon godinën kryesore, ndërtesat në tarracë dhe Suitat e detit (Sea-Suits).
Posedon edhe recepcionin me lobi/lobibar, disa panorama ashensorë, restorantin kryesor me tarracë, 6 restorante A-la carte, bare, shtëpinë e venës, pastiçerinë, salla konferencash, shoping qendër, floktar, 2 pishina të mbuluara (njëra gjysmë olimpike).Në oborr, në sipërfaqe prej 7500 m², gjenden një mori pishinash me rrëshqitëse uji (6 shtigje), xhakuzi, tarracë për rrezitje, poolbar.
Plazhi: Plazh me rërë dhe rënie të pjerrët në det, me pasarelë dhe bar plazhi. Çadrat, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, si në plazh ashtu edhe pranë pishinave, pa pagesë.
Dhomat: Në ndërtesën qendrore: të pajisura me banjë /WC, tharëse flo-kësh, pasqyrë kozmetike, telefon direkt, TV/Sat me kanal muzikor, internet, minibar, kasafortë, dysheme me tepih, klimatizim dhe ballkon. Shërbimi në dhomë gjatë 24 orëve. Pamja nga deti me çmim shtesë. 4 dhoma të përshtatshme për të hendikepuarit.
Love Lake Suit: Në ndërtesat në terracë: përbëhen nga një dhomë ndeje/fjetjeje me divan, dush/ WC dhe një dhomë tjetër me shtrat të gjerë, xhakuzi/WC. Dhomat kanë një derë lidhëse ndërmjet. Pajisjet tjera sikur te dhomat në ndërtesën qendrore, por me parket dhe dalje direkte ne pishinë.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: 2 fusha tenisi me rërë kuarci, squash, basketboll, volejboll plazhi, pingpong, surfim dhe katamaran (me licencë), kanu, barkë me pedale, qendra e fitnesit, aerobik, sauna, banja turke dhe banja me avull.
Me pagesë: kurset e tenisit, dritat në fushat e tenisit, pajisjet për tenis dhe squash, loja me birila, masazhi, Spa dhe Wellness qendra si dhe sportet tjera të ujit që ofrohen nga shitësit lokal në plazh.
Argëtimi Pa pagesë: Boccia, pikado, diskoteka, kino, animacione gjatë gjithë ditës dhe shfaqje në mbrëmje me muzikë live.
Me pagesë: Bilardo, PlayStation dhe Internet cafe.
Fëmijët: 3 pishina për fëmijë, 2 rrësh-qitëse uji, miniklubi (4-12 vjeç), bufeja për fëmijët, animacion për fëmijët, dhomë loje, fushëloje, minidisco. Dado, me pagesë.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
- Në mesnatë ushqime të lehta
- Akullore, ëmbëlsira dhe popcorn për fëmijët (në orë të caktuara)
- 6 restorante A-la carte (turk, italian, meksikan, kinez/japonez, Steakhouse argjentinas dhe specialitete peshku
- Të gjitha pijet freskuese, pijetalkoolike lokale dhe disa të importuara gjatë 24 orëve
- Lëngje të shtrydhura për mëngjes
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe me birrë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja