• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Në plazh, rreth 40 km në lindje të Antalisë. Ekzistojnë lidhjet me minibus. Koha e transferim nga aeroporti i Antalisë rreth 30 minuta. 

Akomodimi: Ky kompleks i sapo hapur hotelier, sipas stilit marokenë, shtrihet në 91 mijë metra katrorë dhe përbëhet nga ndërtesa qendrore me katër kat, një bllok familjar me tri kate, me 42 dhoma dhe me një numër të vilave, me gjithsej 546 dhoma.Kompleksi ofron një lobi të madh me recepcion dhe bar në lobi, ashensorë panoramik, restorant të brendshëm dhe të jashtëm, me zonë për ata që nuk e pinë duhanin, 4 restorante  Në kopsht gjendet një pishinë e ma-dhe (rreth 5 mijë metra katror), një pishinë tjetër private tek vilat (rreth 1800 metra katrorë), Akuaparku (për disa orë), tarraca e diellit dhe bari në pishinë. Mjeku dhe motra mjekësore (për disa orë). Rent a Car.

Dhomat standarde: Të pajisura me banjë/WC, pasqyre kozmetike, tharëse tëflokëve, divan për fjetje, telefon me lidhje të drejtpërdrejtë, TV/SAT me kanale muzikore, milibar, kasafortë, dysheme të parketit, klimatizim (për disa orë), ballkon apo tarracë. Pamja kah deti me çmim shtesë. Shërbim 24 orësh në dhomë.Dhomat ekonomike janë të pajisura në mënyrë të njëjtë, por gjenden në ndërtesën anësore, nuk kanë pamje kah deti dhe janë paksa më të vogla. Në dispozicion janë edhe 6 dhoma, të parapara për persona me të metura.

Sporti dhe fitnesi: Pa pagesë: 4 fusha të tenisit me ndriçim, reketë dhe topa, volejboll në plazhë, pingpong, sërfim (me leje), kanu, anije me pedale, qendra e fitnesit, aerobik, gjimnastikë, sauna, hamami dhe xhakuzi.

Me pagesë: Kurset e tenisit, loja me birila, hamami privat dhe masazhi. Sportet ujore, të cilët në plazh ofrohen nga ofertuesit privat.

Argëtimi: Pa pagesë: Dart, bilardo, kinema, klubi i natës, animacioni gjatë gjithë ditës, me shou gjatë mbrëmjes.

Me pagesë: Futbolli në tavolinë, lojërat kompjuterike, play-station dhe internet kafe (me rezervim).

Fëmijët: Pishina për fëmijë, miniklubi (4-12 vjet), klubi junior (13-16 vjet), animacioni për fëmijë, dhoma për lojë, fusha për lojë, bufeja për fëmijë dhe minidisko. Dadoja (me kërkesë/pagesë).

Mirëqenia: Qendra me një madhësi prej 3200 metra katror për përkujdesje, me terapi aromatike, terapi me alga dhe masazhe të ndryshme (si masazhi me gurë, masazhi tajlandez) dhe trajtime tjera të ndryshme.

Plazhi: Plazh me rënie të pjerrët me guralecë dhe rërë, me bar në plazh (varësisht prej motit). 

Shërbimi: All Inclusive

Spice & Spa

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darke në formë bufeje (me këndin për dietë), mëngjesi për gjumashë.
  • Meze, pasdite kafe, çaj dhe ëmbëlsira. Meze e mesnatës.
  • 4 restorante A la carte (kuzhina turke, italiane, mesdhetare dhe kineze, me rezervim dhe varësisht nga moti).
  • Të gjitha pijet freskuese, ato lokale dhe të importuara, shërbehen nga ora 10:00 deri në orën 03:00. Akullore (nga ora 12:30 deri në ora 21:00).
  • Në plazh shërbehet shalqi (për disa orë). Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese.
  • Lëngjet e freskëta me pagesë.

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59