• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Një ndër vendet më speciale në botë për nga disajni, arkitektura, akomodimi dhe shërbimi i klasit të lartë. Ky hotel mirë-pret mysafirët e veçant të cilët dëshirojnë të kalojnë mirë dhe të dallohen nga të tjerët.

Pozita: Gjendet në lokacion të vetmuar në plazhin prej rëre dhe guralecëve, 2 km nga qendra e pushimeve
të Belekut me zgjedhje të ndryshme të restoranteve, dyqaneve, dhe bareve. Nga aeroporti i Antalias është vetëm 35 km. Koha e transferit: 50 minuta.

Akomodimi: Hotel ka 497 dhoma të gjitha të pajisura me shtretër dopio dhe divanë, klimatizim, TV/Sat, telefon, tharëse flokësh, dollap walk-in, banjo të plotë që përfshinë dhomën e avullit dhe ballkonin me shtrat dopio për diell. Mëngjesi, dreka, dhe darka në formë bufeje. 6 restorante A-la carte. Mezet shë­r­­behen në kohë të caktuara mes shujtave.Sasi e palimituar e pijeve të ngrohta, të ftohta, dhe atyre alkoolike (me përjashtim të prodhimeve internacionale) që shërbehen 24 orë.

Plazhi: Plazhi privat me rërë. Ombre-llat e detit, shtretërit dhe peshqirët, pa pagesë.

Dhomat: Hoteli ka gjithsej 497 dhoma. Ky hotel ofron zgjedhje të ndryshme të dhomave. 401 dhoma design, 10 dhoma familjare dhe 20 suita familjare. Dhomat design kanë hapsirë prej 48 m², tarracë prej 16 m² dhe pamje të mahnitshme nga deti apo bjeshkët. Më së shumti dominon ngjyra e bardhë dhe muret janë të veshura me pasqyra.

Dhomat e këtij hoteli janë të disajnuara si spa personale me xhakuzi, TV me ekranë të sheshtë prej 106 cm dhe mund ta ndërroni ngjyrën e dhomës nga e kaltërta në të gjelbërt, nga e kuqja në të verdhë etj.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Aktivitetet e sportit zakonisht përfshijnë aerobik, aquaerobik, basketboll, minifutboll, tenis, volejboll, bilardo, pingpong, kanu, skuash, lundrim, etj. Aktivitetet për zbavitje gjatë ditës dhe gjatë natës përfshijnë lojëra, shfaqje, dhe muzikë live.Për shëndet dhe relaksim janë në dispozicion dhoma e fitnesit, sauna dhe banjo turke.

Fëmijët: Pishinë të hapur dhe të mbyllur; klub për fëmijë (4-12 vjet) shesh lojërash; shtretër dhe ulëse për fëmijë, etj.

Royal Adam & Eve

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjes, drekë dhe darkë në formë byfeje
  • Spa profesionale
  • Disa pishina për të rritur dhe fëmijë
  • Disa restaurante A-la carte
  • Diskotekë të mrekullueshme
  • Preferuar për çifte dhe të rinjtë

 

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59