Për Hotelin
Shumë aktivitete sportive të mundshme, një pishinë e mrekullueshme, shërbim i mirë me shumë vende për pushim të rehatshëm. Hoteli Cornelia de Luxe Resort e ka dhe e ofron atë që e premton emri i tij.
Pozita: I pozicionuar në plazhin me rë-rë të imët.Qendra e Belekut është 4 km larg, 45 km nga Antalia dhe 35 km nga Aeroporti. Koha e transferit: 45 minuta.
Akomodimi: Ky hotel madhështor posedon mbi 380 dhoma, që janë në objektin kryesor pesëkatësh dhe në vila.Lobi me recepcion, restoranti kryesor dhe 4 restorante A-la carte, 8 bare. Jashtë objektit gjendet një pishinë shumë e bukur dhe 5 pishina të tjera, ujëvara dhe pishina e ndarë për fëmijë, njëra me rrëshqitëse uji.Tarraca për rrezitje dhe pishina me bare. Në hotel ka edhe diskotekë, dyqane, kinema, floktar, sallon të bukurisë dhe internet cafe.
Plazhi: I pozicionuar në vetë plazhin me rërë të imët. Shtretërit për rrezitje dhe ombrellat nuk paguhen, peshqirët janë me kaucion.
Dhomat: Dhomat janë të pajisura në mënyrë komfore dhe posedojnë banjë/dush/WC, tharëse flokësh, rregullatorqendror të klimës, TV/Sat, internet, kasafortë, minibar, telefon direkt, dysh-eme me tepih. Afërsisht të gjitha dhomat posedojnë tarracë me pamje nga deti.
Shërbimi: De Luxe All Inclusive Mëngjesi, dreka, darka si bufe, mën-gjesi për gjumashët, snack, kafe dhe ëmbëlsirë, snack mesnate.Të gjitha pijet joalkoolike dhe alkoolike vendore dhe të importit prej orës 10.00 - 24.00, kurse në bare dhe në diskotekë deri në orën 02.30, njëri prej bareve është i hapur 24 orë.
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 3 fusha tenisi (loja gjatë mbrëmjes dhe pajisjet me pagesë), pingpongu, basketbolli, volejbolli në ujë, banjë turke, sauna, xhakuzi, qendra e fitnesit.
Me pagesë: Bilardo, masazhi, loja me birila, internet kafeja, biçiklizmi dhe sportet e tjera që ofrohen nga shitë-sit vendës gjatë sezonit.
Fëmijët: Vendi për lojërat e fëmijëve, miniklubi për fëmijët prej 4-12 vjeç. Dado (me pagesë).
Përparësitë tuaja
- Në arritje koktej mirëse-ardhjeje dhe një shportë me pemë për dhomën tuaj
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë
- Snack, kafe dhe ëmbëlsirë, snack mesnate
- Të gjitha pijet freskuese dhe alkoolike të vendit, prej 10.00 deri 24.00, në bar dhe diskotekë më gjatë, deri në 02.30
- Katër restorante A-la-carte
- Shërbimi në dhomë nonstop
- Kasafortë në dhomë
- Tenis, bilardo, pingpong, basketboll, volejboll plazhi, banjë turke, saunë xhakuzi, fitnes, kanu, katamaran, lundrim me pedale dhe surfim (vetëm me liçencë)
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja