• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: I shtrirë drejtpërdrejt në pla-zhin me rërë dhe guralecë. Beleku, me mundësi të shumta shopingu dhe argëtimi, është 2 km larg hotelit.Qendra e Antalisë është rreth 35 km larg. Taxi dhe minibusët janë në shërbimin tuaj.Koha e transferit: rreth 30 minuta.

Akomodimi: Hotel modern dhe mjaft luksoz, me gjithsej 550 dhoma të shpërndara në dy ndërtesa gjashtë katëshe.Hoteli posedon sallën e pritjes me recepcion, të dizenjuar në mënyrë elegante, panorama ashesorë dhe lobibar. Poashtu disponon edhe me një restorant në formë bufeje, 7 restorante A-la carte (me pagesë), bare, qendër për lojëra, kino, shitore të ndryshme, floktar, Spa dhe Wellness qendër, një pishinë me ujë të nxehtë. 

Plazhi: Plazh me rënie të pjerrët në det, me rërë dhe guralecë. Shtretërit për rrezitje, mbulesat dhe peshqirët, varësisht nga moti, në plazh, pranë pishinave në oborr dhe në pishinën brenda, pa pagesë.

Dhomat: Të rregulluara me mjaft shije, posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, kasafortë, TV/Sat me kanale muzikore, frigorifer të vogël, dysheme me tepih, klimatizim/nxemje dhe ballkon. Mund të rezervohen dhomat me pamje nga deti.

Dhomat Familjare: Posedojnë të njëj-tat elemente sikur dhomat dyshe, porkanë edhe një dhomë tjetër të kombinuar për fjetje/ndejë.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha tenisi me tartan (dritat dhe pajisjet me pagesë), basketboll, trampolin, pingpong, pikado, bilardo, gjimnastikë uji, aerobik, stret-ching, fitnes, saunë, banjë turke, xhakuzi dhe animacione të lehta.

Me pagesë: Interneti, loja me birila,lojërat atari, masazhi dhe të gjitha tretmanet në Spa dhe Wellness qendër.

Fëmijët: Miniklubi (4-12 vjeç), animacioni me orar të caktuar para dhe pasdite, pishinë e ndarë për fëmijët, fushë lojërash, bufe për fëmijët dhe kino fëmijësh. Dado, sipas porosisë dhe me pagesë.

Wellness: Një qendër moderne Wellnessi në sipërfaqe mbi 4500 m², ofrontretmane dhe masazhetë ndryshme, me pagesë (Ayurveda, Thai Massage).

Ela Quality Resort

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, mëngjesi për gjumashët
  • Mëngjesi A-la carte me specialitete orientale (me paralajmërim)
  • Dreka dhe darka në formë bufeje (7 lloj kuzhinash)
  • Ushqime të lehta A-la carte
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, bufemes nate
  • Të gjitha pijet freskuese, pijet alkoolike lokale dhe disa të importuara gjatë 24 orëve
  • Akullore në restorantin kryesor
  • Lëngje të shtrydhura për mëngjes dhe në vitaminbar
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe me birrë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59