Për Hotelin
Pozita: Shtrihet në plazhin e njohur të Konylti, vetëm 5 minuta larg nga qendra e qytetit Antalya. I hapur në maj të vitit 1995 dhe i renovuar më 2008.
Koha e transferit: 12 minuta.
Akomodimi: Ky hotel ka 240 dhoma, 145 dhoma standarde, 80 dhoma familjare, 8 suita, 2 junior suite, 3 dhoma për të hendikepuar, 1 deluxe dhomë dhe një King suite. Hoteli ka 6 restorane A-la carte me specialitete të ndryshme si sushi restaurant, restaurant peshku, restaurant italian e shumë të tjerë si dhe bare të ndryshme ku ju do të ndiheni shumë mirë. Ju do të testoni shije të ndryshme të kuzhinës botërore dhe mediterane nga duart e afta të ekipit të kuzhinës. Posedon pishinë të hapur dhe të mbyllur si dhe për fëmijë.
Plazhi: Plazhi është me guralecë, gjendet 50 m larg nga hoteli. Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët janë me pagesë.
Dhomat: 90% e dhomave kanë pamje nga deti dhe të gjitha posedojnë ballkon. Janë të pajisura me TV/Sat, tharëse flokësh, minibar, kasafortë, dysheme me tepih si dhe klimatizim qendror. Shërbimi në dhomë gjatë 24 orëve.
Shërbimi: All Inclusive
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi në formë bufeje
- Kafe, çaj dhe ëmbëlsira të ndryshme në coffe bar 2-6 pm
- Pikado, tenis, pingpong, qendra e fitnesit, banjo turke dhe sauna
- Pishinë për fëmijë me rrëshqitëse
- Ombrella, shtretërit dhe peshqirët në pishinë dhe plazh pa pagesë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja