Për Hotelin
Pozita: I vendosur në qendër të Antalias, ndodhet 15 km nga Aeroporti i Antalias dhe 13 km nga qyteti i Antalias. Afër hotelit ndodhen shumë atraksione turistike të cilat mund t’i vizitoni si: parku Marina KaraalioÄŸlu, Muzeu Arkeologjik i Antalias (rreth 6 km), Ujëvarrat Duden (7 km nga hoteli), qyteti antik i Perges (rreth 16 km nga hoteli), Shpella Karain (27 km) etj.
Akomodimi: Hoteli posedon 470 dhoma, recepcionin e hapur 24 orë, disa salla të konferencave të madhësive të ndryshme, restaurentet, shërbimin në dhomë, shërbimin e rrobalarjes, shërbimin e mjekut, floktar, dyqan suveniresh, parking etj.
Dhomat: Dhomat ndahen në dhoma standard, deluxe me pamje nga deti, suita familjare, suita mesdhetare, deluxe suita me pamje nga deti, dhoma club deluxe me pamje nga kopshi dhe dhoma club deluxe me pamje nga deti, si dhe suita presidenciale.
Të gjitha janë të rregulluara me shumë shije, kanë dysheme me parket, ajër të kondicionuar, TV, telefon, WC/banjë, tharëse flokësh, kasafortë, minibar, aparat për kafe, shërbim i çajit dhe kafes, ballkon.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Qendra e fitnesit, Spa qendra, pishina e brendshme dhe e jashtme, tenis, pingpong, banjë turke, saunë etj.
Fëmijët: Këndi i lojërave, pishinë për fëmijë, aktivitete dhe animacione të ndryshme. Në restaurantin kryesor do të shijoni gatimet më të shijshme si të kuzhinës turke poashtu edhe të kuzhinave më të njohura botërore. Restauranti “Fine Dining” – këtu ju presin pijatat më të veçanta me gatimet e shefave të mirënjohur të kuzhinës
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Minibar mbushet me ujë në ditën e arritjes
- Pishinë për fëmijë me rrëshqitëse
- Tenis, pingpong, minifutboll, qendra e fitnesit, sauna dhe dhoma me avull
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja