Për Hotelin
Ky resort i klasit të lartë ju ofron hapësira të shumëta për një pushim të paharruar, çlodhje e argëtim. Me një pamje shumë të bukur, detin fare pranë dhe shumë gjelbërim në kopësht dhe përreth.
Pozita: Hoteli gjendet në Lara dhe ka qasje në disa dyqane, bare dhe restorante. Qendra e Antalias është 16km larg, ndërsa Aeroporti i Antalias vetëm 10 km.
Akomodimi: Hoteli ofron restaurantin kryesor, 6 restaurante A la carte, 7 bare të ndryshme, 5 pishina, Aqua park me rrëshqitëse, klubin e natës, supermarket, floktar dhe sallë konferencash. Poashtu posedon dhomën e lojërave, pishinën e brendshme dhe të jashtme, pishinën për fëmijë, këndin e lojërave për fëmijë dhe klubin e fëmijëve. Basketboll, volejboll, mini futboll, tenis, pingpong dhe spa qendër me masazhe të ndryshme, banjë turke dhe salon bukurie poashtu, etj. Shërbimet tjera përfshijnë recepcionin që punon gjatë 24 orëve, kasafortë, këmbimore dhe shërbim rrobalarjesh.
Plazhi: Hoteli posedon plazhin privat. Ombrellat dhe shtretërit për rrezitje janë falas.
Dhomat: Posedon 400 dhoma, të cilat zënë deri në tre të rritur përfshijnë shtretër dysh ose ndaras, banjë me dush dhe WC, tharëse flokësh, qasje në internet, TV/Sat, Minibar, kasafortë, klimatizim, ballkon ose terasë, me pamje nga deti.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Minifutboll, minigolf, video lojëra, spa qendra me trajtime të ndryshme, masazhe, banjë turke, gjuajtje me hark, bilardo, tenis, volejboll plazhi, basketboll, pikado, ping pong, aerobic etj.
Argëtimi: Programe argëtuese të rregullta çdo ditë
Fëmijët: Pishinë e ndarë për fëmijët, klubi u fëmijëve (4-12 vjeç), këndi i lojërave, dhoma e lojërave
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- 6 restaurante A la carte, 7 bare të ndryshme, 5 pishina, Aqua park me rrëshqitëse
- Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike pa kufij në bar, snacks, çaj/kafe në mesditë
- Minifutboll, minigolf, video lojë-ra, spa qendër
- Programe argëtuese të rregullta çdo ditë
- Pishinë e ndarë për fëmijët, klubi u fëmijëve (4-12 vjeç), këndi i lojërave
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja