Për Hotelin
Qëndrimi juaj në këtë hotel do t'ju bëjë të ndiheni sikur në shtëpinë tuaj, pranë brigjeve të mahnitshme të Detit Mesdhe, në Plazhin Lara.
Pozita: Hoteli është i vendosur drejtpërsëdrejti në plazh, në zonën e Lara Aksu, rreth 15 km nga qendra e qytetit Antalia dhe 10 km nga aeroporti i Antalias. Ka lidhje të mira taksie dhe me minibus në fshatrat përreth.
Akomodimi: Kompleksi i hoteleve i ndërtuar më 2011 do t’ju impresionojë jashtë mase me arkitekturën e jashtëzakonshme. Posedon gjithsej 650 dhoma, hollin me recepsion dhe lobi, hapësira për pushim, këmbimore, 10 ashensorë panoramik, restoranin kryesor, dy restorane A la carte dhe bare të ndryshme, sallë konferencash. Shërbimi në dhomë (06:00 - 24:00 me pagesë, 24:00 – 06:00 falas). Me pagesë ofrohen kujdesi mjekësor, shërbimi i rrobalarjes, rent a car, floktari, qendra e vogël tregtare.
Dhomat: Dhomat teke dhe dyshe janë të mobiluara në mënyrë mjaft elegante dhe posedojnë dush/WC, tharëse flokësh, telefon me lidhje direkte, TV/LCD sat me kanale muzikore, minibar, kasafortë, ajër të kondicionuar qendror, dysheme me parket ose laminat dhe ballkon.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Mëngjesi, mëngjesi i vonshëm, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje. Snacks, koha për çaj/kafe, lobi bari, vitamin bari, snack mesnate. Dy restorante A la carte (një herë gjatë qëndrimit tuaj është e përfshirë). Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike prej orës 10:00 deri në 24:00 janë të përfshira. Minibari mbushet çdo ditë me birrë, pije freskuese.
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Qendra e fitnesit, pingpong, tenis (e obliguar të rezervohet, pajiset me depozit) dhe pikado.
Me pagesë: Loja me birila dhe bilardo. Poashtu ky kompleks ofron saunë, pishinë me ujë të ngrohët për relaksim. Me pagesë janë spa qendra, xhakuzi, masazhet e ndryshme etj.
Argëtimi: Animacione te ndryshme, Disko (me pagesë), kino.
Fëmijët: Klubi i fëmijëve (4-12 vjeç).
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, mëngjesi i vonshëm, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje
- Snacks, koha për çaj/kafe, lobi bari, vitamin bari, snack mesnate
- Dy restorante A la carte (vizita një herë gjatë qëndrimit tuaj është e përfshirë në çmim)
- Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike prej orës 10:00 deri në 24:00 janë të përfshira
- Minibari mbushet çdo ditë me birrë, pije freskuese dhe ujë mineral
- Qendra e fitnesit, pingpong, tenis, pikado
- Saunë, pishinë me ujë të ngrohët për relaksim, spa qendra, xhakuzi, masazhe
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja