• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Ky hotel ekskluziv dhe modern shtrihet drejtpërsëdrejti në plazhin privat me rërë, me një pamje të mrekullueshme drejt maleve Taurus. Rreth 15 km larg qendrës së Antalisë dhe 11 km nga aeroporti.

Koha e transferit: rreth 20 minuta.

Akomodimi: Një hotel elegant dhe modern, i ndërtuar në vitin 2004, posedon 390 dhoma të shpërndara në një kompleks ndërtesash gjash-tëkatëshe. Përveç një salle të madhe të pritjes me recepcion, kolltukë, ashensorë dhe lobibar, në dispozicionin tuaj janë edhe restoranti me tarracë të jashtme, 5 restorante A-la carte, bare, ëmbëltore, kafene turke.
Përveç këtyre, në përdhes gjendet edhe qendra e bukurisë e dekoruar në stil të Lindjes së Largët, një klub lojërash kompjuterike dhe këndi i internetit (me pagesë), kinema, shitore të ndryshme, minimarket, floktar, „Horoscope Bar“ në njërin nga dy pirgjet, një pishinë e mbuluar me whirlpool. Në kopshtin e kultivuar për mrekulli gjendet pishina e madhe me ujë të ëmbël, shtatë rrëshqitëse të ujit (me orar të caktuar), klubi i fëmijëve „Froggy“ me pishinë fëmijësh dhe amfiteatri për shfaqjet e mbrëmjes.

Plazhi: Plazhi me rërë të imët, me kilometra i gjatë, gjendet përgjatë oborrit të hotelit dhe fare pranë pishinës me ujë të ëmbël. Ombrellat e diellit, shtretërit dhe mbulesat në plazh dhe pranë pishinës, pa pagesë. Platforma e notimit me jastëk për ulje.

Dhomat: Dhomat dyshe: Dhoma juaj është e madhe, e rregulluar në mënyrë luksoze dhe posedon banjë/WC, tharëse flokësh, TV/Sat me kanale muzikore, minifrigorifer, telefon me dalje direkte, dysheme me tepih, ballkon, pjesërisht me pamje nga deti Dhomat familjare: Të rregulluara njësoj si dhomat dyshe, por me një dhomë të fjetjes më tepër, me dy shtretër të ndarë.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha të forta të ten-isit, pajisjet për tenis (reketët dhe topat), qendra e fitnesit, basketbolli, volejbolli, pikado, pingpong, banja turke dhe sauna.

Me pagesë: Ndriçimi në fushat e tenisit, kurset e tenisit, loja me birila në 4 shtigje, bilardo, lojërat kompjuterike, shfrytëzimi i internetit, masazhi dhe tretmanët e shumtë në qendrën e bukurisë.

Argëtimi: Gjatë ditës keni mundësi të merrni pjesë në programet e shumta argëtuese dhe sportive që organizohen nga ekipi i animatorëve. Në mbrëmje shfaqje të ndryshme në amfitetatër dhe në diskotekë, nganjëherë muzikë live.

Fëmijët: Klubi „Froggy“ në disa gjuhë (me orar të caktuar) afër pishinës, për fëmijët prej 4-16 vjeç në tri grup-mosha, bufe për fëmijë gjatë darkës në restorantin „Amber“, ulëse për foshnje në restorant, koha për akullore në klubin „Froggy“ dhe pishinë e veçantë për fëmijët.

Delphin Diva Premiere

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

Vetiola Reçica

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga Vetiola Reçica

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka e bollshme në formë bufeje,mëngjesi për gjumashët, gjatë ditës meze interna-cionale dhe turke, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, pastaj supë mesnate. Keni mundësinë e ushqimit në njërin nga pesë restorantet A-la carte (me specialitete të Lindjes së Largët, italiane, turke, franceze dhe një restorant peshku).
  • Meshkujt luten që në restorant të paraqiten me pantallona të gjatë! 
  • Pijet e ndryshme freskuese dhe alkoolike vendore, por edhe disa pije alkoolike të importuara, në baret e hapura nga ora 10.00 - 24.00, në diskotekë deri në ora 03.00 dhe në njërin nga baret 24 orë.

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59