• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Bëhuni mysafir i një hoteli të jashtëzakonshëm, i cili mysafirëve të tij ua lexon dëshirat nga sytë! Me shërbimin Ultra All Inclusive të klasit të parë, bënë që qëndrimi juaj të mbetet një nga kujtimet tuaja të paharrueshme.

Pozita: Hoteli shtrihet drejtpërdrejt në plazh, 4 km nga Lara Beach Park, ndërsa nga qendra e Antalisë është larg 14 km. 

Koha e transferit: 15 minuta.

Akomodimi: Ky hotel luksoz është i ngritur në shtatë kate, me gjithsej 550 dhoma, me një sallë pritjeje me recepcion, lobi dhe bare, ashensorë panoramik, restorant kryesor me tarracë, me pjesë të ndarë për joduhanxhinjë, pastaj gjashtë restorante A-la carte, bare të ndryshme, internetcafe, diskotekë, sallë konferencash, pishinë të mbyllur. Në kopshtin e gjerë dhe të mbajtur mirë, gjendet një terren me pishina të mrekullueshme, me pjesë të ndarë për fëmijë, Fantasia-Park me mun-dësi të ndryshme për lojë, aquapark dhe tarracë dielli. Dyqane të ndryshme, floktar, Rent a Car. Shërbimi i mjekut dhe i larjes së rrobave (me pagesë dhe në orë të caktuara).

Plazhi: Plazhi është i bukur, i gjerë dhe me rërë.

Dhomat: Dhomat janë të rregulluara me mjaft stil, të gjitha posedojnë banjë/dush/WC, tha­rëse flokësh, klimatizim (qendror dhe në orë të caktuara), minibar, telefon direkt, Sat/TV, kanale muzikore, kasaortë, dysheme të shtruar me tepih dhe ballkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: dy fusha tenisi (ndriçimi pa pagesë), volejboll plazhi, boccia, kanu, surfim, pikado, biliard, banjo turke, saunë, qendër fitnesi, aerobik.

Me pagesë: Kursi i tenisit (gjatë sezonës), masazhi, përdorimi i Spa dhe Wellnes, si dhe sportet e tjera të ujit, të cilat ofrohen në plazh.

Fëmijët: Pishinë për fëmijë, fushë lojërash për fëmijë, miniklub prej 4-12 vjeç, animacione për fëmijë, minidisko, bufe për fëmijë. Dado (në rast kërkese, me pagesë).

Të tjera: Dhoma për persona të hendikepuar dhe dhoma për jo duhan xhinjë.

Delphin Palace

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka e darka në formë bufeje; mëngjes për gjumashët
  • Sneak, kafe/çaj dhe ëmbëlsira, akullore
  • Restorante A la carte (speciali-tete turke, italiane, kineze,meksikane, sushi dhe peshku, me rezervim)
  • Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore. Bari në lobi është i hapur gjatë 24 orëve
  • Tenis, pikado, biliard, banjo turke, saunë, qendër fitnesi, aerobik
  • Ombrellat e diellit, shtretërit, mbu­lesat në pishinë dhe në plazh, pa pagesë; peshqirët me kaucion

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59