• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Në këtë objekt të mrekullueshëm, si të rriturit ashtu edhe fëmijët do të ndjehen njësoj të lumtur. Pajisjet dhe ofertat e shumta për fëmijë u mundësojnë edhe prindërve të kenë pushime të rehatshme.

Pozita: Hoteli shtrihet drejtpërdrejtnë plazhin e gjerë dhe të bukur të Laras, rreth 10 km larg nga Antalia. 

Koha e transferit: afër 20 min.

Akomodimi: Ky hotel me sipërfaqe prej 112.000 m2 posedon gjithsej 534 dhoma në 7 kate. Posedon lobi me lobibar, restorantin kryesor, 4 restorante A-la carte, restorante të tjera brenda dhe jashtë ndërtesës me ndarje për jo duhanxhinjë, bare të ndryshme, sallë konferencash, shitore, sa-llon bukurie, kino dhe një pishinë brenda. Në oborrin e hotelit gjendet pishina e madhe me rrëshqitëse uji dhe amfiteatri.

Plazhi: Në gjatësi prej 400 metrash, është pronë e hotelit. Ka rënie të pje-rrët në det. Ombrellat e diellit, shtretërit dhe peshqirët në plazh dhe pranë pishinës, pa pagesë.

Dhomat: Dhomat standarde janë të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, telefon me dalje direkte, TV/Sat, minibar, kasafortë, klimatizim dhe ballkon. Shërbimi në dhomë gjatë 24 orëve.Dhomat ekonomike janë të mobiluara njëjtë sikurse dhomat standarde, por kanë pamje nga fusha.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 6 fusha tenisi (të shtruara në tartan) squash, futboll, basketboll, volejboll, volejboll plazhi, boccia, ping pong, sporte të pamotorizuara të ujit, qendër fitnesi, aerobik, saunë, banjë turke, programe animuese gjatë tërë ditës.

Me pagesë: Drita për fushat e tenisit, reketat dhe topat e tenisit, kurset e tenisit, loja me birila, sportet e motorizuara të ujit, masazhi dhe xhakuzi.

Argëtimi: Pa pagesë: Pikado dhe salla e lojërave. Me pagesë: Interneti në lobi, bilardo dhe lojërat kompjuterike.

Fëmijët: Pishina për fëmijë, miniklubi (4-12 vjeç), animacione për fëmijë, dhoma e lojërave, bufe për fëmijë, dado (sipas kërkesës, me pagesë).

Botanik Exclusive

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Mëngjesi për gjumashët
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importuara gjatë 24  orëve
  • Në barin afër plazhit vetëm deri në orën 18.00
  • Tri restorantet A-la carte (meksikan, turk dhe mes-dhetar) mund të shfrytëzohen nga një herë gjatë qëndrimit
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59