• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel i mrekullueshëm, modern dhe i këndshëm, ju mundëson të kaloni një pushim fenomenal. Përveç larjes, ky hotel ju jep mundësi të shumta sporti dhe argëtimi, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Pozita: Përgjatë plazhit, rreth 10 km larg aeroportit të Antalisë dhe 12 km larg qendrës së qytetit.

Koha e transferit: 15 minuta.

Akomodimi: Me gjithsej 401 dhoma në ndërtesën 10 katëshe, tre ashensorë, lobi, restorant kryesor me pjesë për joduhanxhinj dhe tarracë. 5 restorante A-la-carte ëmbëltore, bare, tri pishina, një pishinë me rrësh-qitëse uji, 2 ndarje të veçanta për fëmijë, tarracë për rrezitje, pishinë e mbuluar, banjë turke, saunë, fitnes, klub nate, masazh, floktar, dyqane të ndryshme. Mjeku sipas kërkesës, me pagesë.

Plazhi: Plazh i gjatë dhe i gjerë me rërë e guralecë dhe pasarelë. Ombrellat, shtre tërit, mbu­lesat dhe peshqirët, pa pagesë.

Dhomat: Të gjitha dhomat të rregulluara në mënyrë moderne, të pajisura me banjë/WC, TV/Sat me kanale muzikore, DVD/CD-Player, internet, minibar i cili mbushet çdo ditë me birrë dhe pije freskuese, klimatizim, kasafortë, dysheme me laminat, ballkon. Shumica e dhomave kanë pamje anësore nga deti.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 3 fusha tenisi me rërë dhe tartan, ndriçimi dhe pajisjet për tenis, një fushë univerzale (minifutboll, basketboll), badminton, pikado, pingpong, volejboll plazhi, gjuajtje me hark, minigolf, surfim (me licencë), kanu.

Me pagesë: Bilardo dhe sportet e motorizuara të ujit që ofrohen nga shitësit e ndryshëm në plazh.

Argëtimi: Program animues gjatë gjithë ditës. Ditën ofrohen sporte dhe lojëra të ndryshme, kurse në mbrëmje spektakle me muzikë live apo mbrëmje turke.

Fëmijët: Animacion për fëmijë, miniklub (4-12 vjeç), fushë lojërash për fëmijë, ulëse për fëmijët në restorant. Dado, sipas kërkesës dhe me pagesë.

Fame Residence Lara

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

Kaltrina Ademi

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga Kaltrina Ademi

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët, pasdite dhe në mesnatë ushqime të lehta, kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Mëngjes A-la carte (me rezervim)
  • 5 restorante A-la-carte (specialitete turke, ndërkombëtare, mesdhetare, nga grilli dhe të peshkut; në mbrëmje me rezervim)
  • Gjitha pijet alkoolike lokale, pijet freskuese dhe lëngjet e shtrydhura freskët, por edhe pijet e importuara gjatë 24 orëve

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59