• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel luksoz, i hapur më 2005, me arkitekturën e tij mahnitëse u ngjan krahëve të engjëllit dhe, me të vërtetë, në këtë objekt komfort mund të përjetoni një pushim ndër më të këndshmit në jetën tuaj.

Pozita: Objekti shtrihet direkt në plazh, rreth 14 km nga Aeroporti i Antalisë dhe 11 km nga qendra e qytetit. 

Koha e transferit: 20 minuta.

Akomodimi: Ky hotel ekskluziv ka në dispozicion mbi 703 dhoma, lobi me recepcion dhe bar, restorant kryesor, pastaj shtatë restorante A-la carte, bare të tjera, diskotekë, dhoma konferencash dhe pishinë të mbyllur. Në kopshtin tropikal gjendet një te-rren i gjerë me pishina, me pjesë të ndarë për fëmijë dhe rrëshqitëse uji. Dyqane të ndryshme, floktar, dhomë televizori dhe dhomë lojërash për fëmijë, pastaj shërbim në dhomë, shërbim rrobalarës dhe shërbim mjekësor (me orar të caktuar dhe me pagesë).

Plazhi: Hoteli shtrihet drejtpërdrejt në plazhin privat, me rërë dhe guralecë.

Dhomat: Dhomat elegante dhe të rregulluara me mjaft shije, posedojnë banjë/WC, tharëse flokësh, klimatizim, minibar, telefon direkt, TV/Sat, kasafortë dhe ballkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Tenis, futboll, gjuajtje me hark dhe me armë ajrore, pingpong, volejboll plazhi, futboll i vogël, pikado, gjimnastikë, aerobik, qendër fitnesi, banjë turke, saunë, volejboll, basketboll dhe shah.

Me pagesë: Wellness, masazhë, lojëra elektronike, bilardo dhe sportet e ujit, të cilat ofrohen në plazh nga tregtarët vendës (ski mbi ujë, ringo, banana, parasailing, surfim etj.).

Argëtimi: Animacione dhe programe të ndryshme argëtuese.

Fëmijët: Pishinë për fëmijë, rrësh-qitëse uji, mini­klub (4-12 vjeç), dado (me pagesë), klub për juniorë (12+), meny për fëmijë, restorant për fëmijë.

Të tjera: Dhoma për persona të hendikepuar, sipas kërkesës (11 dhoma).

Hotel Miracle Resort

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje; mëngjes për gjumashët
  • Meze të ndryshme, kafe, çaj dhe ëmbëlsira, pastaj meze mesnate
  • Shtatë restorante A-la carte (specialitete latinoamerikane, turke, franceze, italiane dhe specialitete të tjera peshku)
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike vend­ore, gjatë 24 orëve
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese, lëngje dhe birrë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59