• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Hotel i disenjuar me plot shije në stil modern, shumë afër plazhit të mrekullueshëm Lara Beach. Në ambientin e shkëlqyeshëm dhe relaksues do të shijoni pushimin tuaj pa asnjë brengë. Edhe fëmijët tuaj, me siguri do të kënaqen!

Pozita: Ky hotel i ri, i hapur në verën e vitit 2005, gjendet në pjesën e re turistike dhe atraktive të Antalias – në Kundu. Afër 2 km nga Lara Beach dhe 10 km nga qendra e Antalisë. 

Koha e transferit: 20 minuta.

Akomodimi: Hotel modern me një ambient të rregulluar me plot shije, ka 585 dhoma të shpërndara në 10 kate. Posedon një lobi të madh me recepcion, 16 ashensorë, bare të ndryshme, restoranin kryesor me tarracë, tre restorante A-la carte, barin pranë pishinës, ëmbëltoren, shitore të ndryshme, Wellness Center. Në oborrin e madh dhe të rregulluar me shije, gjendet një pishinë me valë, 2 pishina për fëmijë dhe 4 rrëshqitëse uji.

Plazhi: Hoteli gjendet rreth plazhit të gjerë dhe të pjerrët, me rërë dhe me platformë notimi. Aty gjendet edhe një bar plazhi. Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët në plazh dhe pranë pishinës, pa pagesë.

Dhomat: Të rregulluara me shije dhe stil modern. Posedojnë dysheme nga laminati, telefon me dalje direkte, klimatizim, TV/Sat, minibar, kasafortë, banjë/dush/WC, tharëse flokësh, ballkon. Dhomat familjare kanë nga një dhomë për fjetje dhe një dhomë të kombinuar ndeje/fjetje me derë lidhëse.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Gjashtë fusha tenisi, ping-pong, minigolf, fitnes, volejboll plazhi, bilardo (me kaucion), pikado, internet, banjë turke, saunë, banjë me avull dhe programe animuese.

Me pagesë: Dritat në fushat e te-nisit, loja me birila, dy fusha futbolli (110x70 m) dhe masazhi.

Argëtimi: Animacione të larmishme dhe programe të tjera argëtuese gjatë tërë ditës.

Fëmijët: Miniklubi (4-12 vjeç), pishina të ndara për fëmijë me rrëshqitëse uji dhe mini lunapark, animacione të ndryshme për fëmijë. Dado sipas kërkesës dhe me pagesë.

Nirvana Cosmopolitan

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Mëngjesi për gjumashët
  • Sneak, kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Pijet alkoolike dhe joalkoolike lokale dhe disa të importuara gjatë 24 orëve
  • Restorantet A-la carte mund të shfry­të­­zohen nga një herë gjatë qëndrimit
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
  • 6 fusha tenisi, basketboll, minigolf, pingpong, animacione të larmishme dhe programe të tjera argëtuese

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59