Për Hotelin
Ky objekt i formësuar për mrekulli në çdo detaj të tij, mobilimi me shije dhe natyrisht edhe shërbimi i nivelit më të lartë, ofrojnë që ju të kaloni ditë të mrekullueshme të pushimit.
Pozita: Hotel i veçantë, shtrihet drejt përdrejt në plazhin Antalia-Kundu, rreth 14 km larg qendrës së Antalisë dhe 12 km larg aeroportit.
Koha e transferit: rreth 30 minuta.
Akomodimi: Një hotel ekskluziv dhe komfor, i cili posedon gjithsej 400 dhoma. Ka recepcionin me lobi dhe bar, restorantin e brendshëm dhe atë të jashtëm, dy restorante A-la Carte, bare, diskotekë, internetcafe, dyqane, floktar, amfiteatër, Wellness Center dhe një pishinë të vogël të mbuluar. Në kopshtin e gjerë të hotelit gjendet kompleksi i pishinave, pishina me rreshqitëse uji, një tarracë për rrezitje dhe bari pranë pishinës. Mjeku dhe motra medicinale (me orar të caktuar). Rent a car.
Plazhi: Plazh me rënie të pjerrët, me rërë dhe guralecë. Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, pa pagesë si në pishinë ashtu edhe në plazh.
Dhomat: Dhomat e këtij hoteli eks-kluziv janë të dekoruara në mënyrë moderne, me banjë/WC, tharëse të flokëve, telefon, TV/Sat me kanale muzikore, minibar, kasafortë, dysheme me tepih, klimatizim dhe ballkon. Dhomat familjare janë të pajisura njëjtë sikurse dhomat standarde, por kanë një dhomë shtesë për fjetje.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha të tenisit, pingpong, basketboll, volejboll në plazh, minigolf, qendër fitnesi, saunë, xha-kuzi, bilardo, 5 rrëshqitëse të ujit, internetcafe, dhomë të TV-së, animacione gjatë ditës dhe mbrëmjes.
Me pagesë: Ndriçimi te fushat e tenisit, masazhi, Spa-qendra, sportet e ujit, raftingu.
Argëtimi: Animacione të shumta gjatë tërë ditës, kurse në mbrëmje shou dhe shfaqje të ndryshme.
Fëmijët: Miniklubi me përkujdesje (4-12 vjeç), pishina e veçantë për fëmijë, animacione të shumta për fëmijë, mindisko, dhoma për lojë.
Dado (sipas nevojës dhe me pagesë).
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
- Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
- Pijet joalkoolike dhe alkoolike vendore dhe disa të importuara shërbehen 24 orë në ditë
- Restorantet A-la Carte mund të shfrytëzohen një herë gjatë qëndrimit
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese
- Aktivitete të shumta sportive dhe argëtuese gjatë tërë kohës
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja