• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Hoteli i kategorisë së lartë, në plazhin me rërë ngjyrë ari të Laras, me mundësi të shumta për një pushim të këndshëm individual. I rrethuar nga bukuri natyrore, u mundëson edhe fëmijëve të përjetojnë pushime të klasit të parë.

Pozita: Hoteli shtrihet direkt në plazh, rreth 15 km nga aeroporti, kurse nga qendra e qytetit 17 km. 

Koha e transferit: 15 minuta.

Akomodimi: Ky objekt ekskluziv ofron 467 dhoma, lobi me recepcion dhe bar, restorant kryesor, tri restorante të tjera A-la carte, bare të ndryshme, kafi-teri, ëmbëltore, diskotekë, sallë konferencash dhe pishinë të mbyllur. 

Në kopsht gjendet një pishinë e mrekullueshme, e rrethuar me gjelbërim dhe një pishinë tjetër relaksimi, me valë, pishinë për fëmijë dhe aquapark. 

Dyqane të ndryshme, floktar, foto-shop, kino, dhomë lodrash dhe tele-vizor. Rent a car, shërbim në dhomë, shërbim për larje rrobash si dhe mjek (me pagesë).

Plazhi: Hoteli shtrihet direkt në plazhin me rërë.

Dhomat: Dhomat janë të orenditura në mënyrë moderne dhe të gjitha dis-ponojnë banjë/dush/WC, tharëse flo-kësh, klimatizim, minibar, telefon medalje direkte, TV/Sat, Pay-TV, lidhje interneti, kasafortë dhe ballkon me pamje nga deti. Dhomat familjare janë të mobiluara ngjashëm me dhomat tjera standarde, mirëpo kanë nga një dhomë fjetjeje shtesë. Suitat dyshe gjithashtu janë të mobiluara ngjashëm me dhomat standarde, por ofrojnë hapësirë në dy kate.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Dy fusha tenisi, pingpong, volejboll uji, basketboll, futboll i vogël, banjë turke, saunë, xhakuzi dhe qendër fitnesi.

Me pagesë: Wellness dhe SPA, masazhi, solariumi, bilardo, lojërat kom-pjuterike, futboll tavoline, lojë me birila, kurse të tenisit dhe kurse të tjera të zhytjes.

Argëtimi: Programe të përditshme animuese dhe argëtime mbrëmjesh, me shou dhe muzikë live.

Fëmijët: Pishinë për fëmijë, aquapark, miniklub prej moshës 4-12 vjeçare, minidisko, vendargëtim për fëmijë, byfe për fëmijë. Dado (sipas kërkesës, me pagesë).  Shtretër për foshnja.

 

Hotel Royal Wings

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjes, drekë dhe darkë në formë bufeje, mëngjes për gjumashët
  • Kafe/çaj dhe ëmbëlsira, supë mesnate
  • Pije alkoolike dhe joalkoolike vendëse gjatë orarit të punës së bareve
  • Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe birrë
  • Tenis, pingpong, volejboll uji, baske­tboll, minifutboll,banjë turke, saunë, xhakuzi dhe qendër fitnesi
  • Ombrellat e diellit dhe shtretërit në pishinë dhe në plazh janë pa pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59