Për Hotelin
Pozita: Shtrihet drejtëpërdrejt në plazhin e gjatë dhe me rërë. Antalia është rreth 12 km larg.
Koha e transferit: rreth 30 minuta.
Akomodimi: Ky hotel i ri, i hapur në verën e vitit 2006, me gjithsej 448 dhoma, përbëhet nga ndërtesa kryesore tetëkatëshe, si dhe nga ndërtesa katërkatëshe e suitave.
I tërë objekti është i ndërtuar në stilin e Lindjes së Largët, me tarracat që shikojnë nga deti, ofron gjithë komforin e mundshëm. Pjesë e objektit janë hapësira për pritje me recepcion, këndi për t’u ulur, ashensorët dhe bari i lobit, si dhe restorantet-bufe me ta-rracë të jashtme, 6 restorante A-la carte (në 3 prej të cilëve duhet paguar për rezervim), bare të ndryshme, diskoteka, internetcafe (me pagesë), dyqane, floktar si dhe një qendër për Spa dhe mirëqenie. Në pjesën e jashtme, të rregulluar me shije, gjendet kompleksi me pishina, me tri pishina, aquaparku me tri rrëshqitëse uji, tarracë dhe snackbari në pishinë.
Plazhi: Hoteli shtrihet pranë plazhit të gjatë me rërë. Ka rënie të pjerrët në det. Ombrellat e diellit, mbulesat, shtretërit dhe peshqirët janë pa pagesë, në pishinë dhe në plazh.
Dhomat: Dhomat standarde janë të mobiluara në mënyrë komfore dhe janë të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, telefon me lidhje direkte, kasafortë, TV/Sat me kanal muzikor, minibar, klimatizim dhe ballkon.
Dhomat familjare gjenden në ndërtesën e suitave dhe janë të pajisura ngjashëm me dhomat standarde, por ato kanë edhe një dhomë të ndarë për fjetje, me një derë lëvizëse e cila i lidh këto dy dhoma.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 2 fusha tenisi (ndriçimi dhe pajisjet me pagesë), volejboll në plazh, basketboll, pikado, pingpong, aerobik, kanu, surfim (me licencë), dhoma e fitnesit, banja turke, sauna, xhakuzi. Gjatë ditës animacion me sport dhe lojëra, në mbrëmje shou.
Me pagesë: Dritat për lojë të tenisit natën, loja me birila, bilardo, lojërat kompjuterike, masazhi dhe të gjitha shërbimet tjera në qendrën e mirëqenies, si dhe lloje të ndryshme të sporteve të ujit, të cilat ofrohen në plazh nga shitësit lokalë.
Argëtimi: Programe të shumta ani-muese, sporte dhe lojëra të ndrysh-me. Në mbrëmje shou dhe argëtim.
Fëmijët: Miniklubi (4-12 vjeç), klubi për juniorë (13-16 vjeç), fusha për lojëra, pishina e ndarë për fëmijë dhe në mbrëmje bufeja për fëmijë
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashët
- Gjatë ditës meze, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, akullore, supë në mesnatë
- Shërbimi nëpër dhoma me ushqim të zgjedhur nga ora 24.00 - 04.00
- Sipas dëshirës, një herë gjatë qëndrimit darkë në 3 nga 6 restorantet A-la carte (me rezervim)
- Pijet lokale dhe disa pije të importuara alkoolike dhe joalkoolike, shërbehen gjatë gjithë ditës, ndërsa minibari në dhomë mbushet për çdo ditë me pije freskuese, ujë dhe birrë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja