Për Hotelin
Në këtë objekt të mrekullueshëm, si të rriturit ashtu edhe fëmijët do të ndjehen njësoj të lumtur. Pajisjet dhe ofertat e shumta për fëmijë u mundësojnë edhe prindërve të kenë pushime të rehatshme.
Pozita: Drejtpërdrejt në plazh, 12 km larg qendrës së Antalias dhe 10 km larg aeroportit. Ekzistojnë lidhjet e mira me minibus dhe taksi.
Koha e transferit: rreth 15 minuta.
Akomodimi: Ky objekt tejet i përsht-atshëm për familje, përbëhet nga gjithsej 349 dhoma, të shpërndara në objektin kryesor nëntëkatësh. Lobi i gjerë me recepcion, ashensorë panoramikë, restorant kryesor me tarracë dhe resto rante A-la carte (kuzhina turke dhe ajo italiane, me rezervim të obliguar), bare të ndryshme, sallë për konferenca, diskotekë.
Pishinë e mbyllur me ndarje për fëmijë, qendër bukurie dhe zonë për relaksim. Në oborrin e gjelbëruar të hotelit gjendet një kompleks pishinash me ndarje për fëmijë, aquaparku me 6 rrëshqitëse uji për të rritur, 3 rrëshqitëse uji për fëmijë, amfiteatri. Dyqane të shumta, qendra e argëtimit me internet, bilardo, video lojëra dhe lojë me birila (bowling) me dy pista, floktari.
Plazhi: Plazh i gjatë me rërë. Peshqirët, ombrellat e diellit dhe shtretërit i keni në dispozicion pa pagesë, si në pishinë ashtu edhe në plazh.
Dhomat: Dhomat standarde: janë të rehatshme dhe të dekoruara me plot stil dhe janë të pajisura me banjë dush/WC, me tharëse të flokëve, klimatizim qendror (me orar të caktuar, varësisht prej motit), telefon me lidhje direkte, TV/Sat, kasafortë, minibar (mbushet çdo ditë me ujë, birrë dhe pije freskuese), dysheme me tepih, ballkon apo tarracë në shumicën e rasteve me pamje nga deti.
Dhoma familjare junior: Nuk kanë derë lidhëse dhe janë pak më të mëdha se dhomat standarde; të ndara me një mur ndarës, përndryshe të pajisura njëjtë, me një shtrat dysh dhe dy shtretër të ndarë.
Dhomat familjare Connection: Përbëhen nga dy dhoma të ndara të gjumit, me një shtrat dysh dhe dy shtretër të ndarë, secila e pajisur me banjë (njëra me dush, tjetra me vaskë), WC dhe tharëse të flokëve, TV/Sat, klimatizim (me orar të caktuar, varësisht nga moti) dhe telefon me lidhje direkte. Minibari, kasaforta dhe ballkoni janë në dispozicion në vetëm njërën prej dhomave.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Dy fusha të tenisit, qen-dër për fitnes, volejboll, pingpong.
Me pagesë: Ndriçimi i fushave të tenisit, qendra e bukurisë, masazhi, interneti, loja me birila, bilardo, lojërat kompjuterike dhe të gjitha sportet e motorizuara të ujit në plazh.
Fëmijët: Animacione për fëmijë, mini-klubi (5-12 vjeç) dhe klubi junior (13-17 vjeç) gjatë periudhave të caktuara të ditës, minidisko, fusha për lojëra, pishina për fëmijë, 3 rrëshqitëse uji, sipas kërkesës mund të rezervohet edhe dado për më të vegjëlit (me pa-gesë), shtrati për fëmijë, ulëset për fëmijë në restorant (varësisht sa prej tyre janë të lira), bufeja për fëmijë gjatë darkës në restorantin kryesor.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashët
- Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
- Meze të lehta në orët e mesnatës
- Të gjitha pijet vendëse dhe disa të importuara alkoolike shërbehen 24 orë
- 2 restorante A-la carte (turk dhe italian) me rezervim, 1 herë për person
- Minibari mbushet çdo ditë me pije freskuese dhe birrë
- Lëngu i shtrydhur i portokallit ofrohet për mëngjes
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja