• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Shtrihet rreth 200m nga plazhi dhe 2,5 km nga qendra e Alanias dhe 125 km larg nga aeroporti. Koha e transferit: 130 minuta.

Akomodimi: Hoteli simpatik posedon 158 dhoma. Recepcion, ashensor, lobi me bar, restorant kryesor me tarracë, bare të tjera. Në kopsht gjendet një pishinë e madhe me aneks për fëmijë. Shtretërit për rrezitje, mbulesat, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë. Sallë konferencash, fotograf, argjendar, floktar, mjek.

Plazhi: Plazhi me rërë është 200 m larg dhe mund të shkohet përmes një nënkalimi. Shtretërit për rrezitje, peshqirët e ombrellat janë pa pagesë. 
Dhomat: Dhomat janë të pajisura me banjë ose dush/WC, tharëse flokësh, telefon direkt, TV/Sat me kanal muzi-kor, rregullator klime, minibar, kasafortë dhe ballkon. Dhomat familjare janë të njëjta sikur dhomat standarde, por kanë një dhomë fjetjeje më tepër. 

Shërbimi: All Inclusive

Mëngjesi, dreka, darka në formë bufeje. Mëngjesi për gjumashë, meze, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira. Supa e mesnatës si dhe pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore prej orës 10.00 - 24.00. Gjatë 24 orëve çaji dhe kafeja janë pa pagesë. Uji nga minibari është po ashtu pa pagesë. Në plazh vetëm pijet freskuese janë pa pagesë, të gjitha pijet e tjera janë me pagesë. Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Pingpong Me pagesë: Bilardo,saunë, banjë tur-ke, masazh dhe sporte të ujit, që ofro-hen në plazh nga shitësit vendës.

Argëtimi: Gjatë ditës dhe në mbrëmje programe të ndryshme animuese dhe argëtuese.

Fëmijët: Fëmijët kanë dëshirë të ma-dhe të luajnë dhe të notojnë në pishinë. Në miniklub mund të njoftohen me shoqëri të re, ku stafi i shkolluar i hotelit luan, vizaton dhe modelon së bashku me të vegjlit - këtu fëmijët me sigurise nuk do të mërziten.

Avena Resort & Spa

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Mëngjesi për gjumashë, çaj/kafe dhe ëmbëlsira, supë në mesnatë
  • Pijet vendore freskuese dhe ato alkoolike prej orës 10.00 deri 24.00. Tërë kohën çaj dhe kafe, ujë në minibar
  • Program i larmishëm animues
  • Animacion për fëmijë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59