Për Hotelin
Pozita : Hotel i cili gjendet në lindje të qytetit Alania, 3 km nga qendra dhe 120 km nga Aeroporti i Antalisë.Koha e transferit: 120 minuta.
Akomodimi: Hoteli Krizantem është renovuar në vitin 2005 dhe shtrihet në 5.800 m².
Përbëhet nga 3 ndërtesa pesë dhe gjashtëkatëshe dhe posedon recepcion me kasaforta, ashensorë, 2 resto-rante të brendshme dhe një jashtë objektit, 4 bare, tri pishina me rrëshqitëse uji dhe pishinë për fëmijë.
Plazhi: Plazhi me rërë gjendet 50 m larg nga hoteli. Shtretërit dhe ombrellat e diellit në pishinë dhe në plazh pa pagesë, mbulesat në plazh me pagesë.
Dhomat: Dhomat e këtij hoteli janë të rregulluara në mënyrë elegante dhe posedojnë banjë me dush/WC, tharë-se flokësh, telefon me dalje direkte, TV/Sat me kanale të huaja, dysheme të shtruar në tepih ose pllaka, klimatizim, kasafortë, minibar, ballkon.
Shërbimi: All Inclusive
Sporti: Pa pagesë: Volejboll uji, pingpong, pikado, fitnes. Me pagesë: Bilardo, masazh, banjë turke, saunë dhe sporte të tjera të ujit, të cilat ofrohen nga shitësit e huaj në plazh.
Fëmijët: Pishinë për fëmijë, animacion për fëmijë, ulëse enkas për fosh-njat në restorant, mini klub (3-12 vjeç), vendargëtim për fëmijë.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashët
- Gjatë ditës meze, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
- 1 restorant A-la carte (me rezervim)
- Pijet lokale alkoolike dhe joalkoolike shërbehen nga ora 10.00 – 24.00
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja