Për Hotelin
Pozita: Këtë hotel të bukur nga pla-zhi e ndan vetëm një rrugë. Gjendet 135 km larg nga Aeroporti i Antalisë dhe 3 km nga qendra e Alanisë.Koha e transferit: 120 minuta.
Akomodimi: Kjo shtëpi e njohur që përbëhet nga dy komplekse objektesh, njëri katërkatësh, posedon 184 dhoma, recepcion me lobi, restorant kryesor me tarracë dhe me zonën për joduhanxhinjë, snack-bar, disko-teka me bar dhe shumë bare të tjera.Dashamirët e notit kanë dispozicion dy pishina me ujë të ëmbël me anekse për fëmijë dhe me një aquapark të vogël.
Plazhi: Plazh me rërë. Shtretërit për rrezitje dhe ombrellat janë pa pagesë.
Dhomat: Dhomat janë të pajisura me WC/dush, tharëse flokësh, TV/Sat, telefon me lidhje direkte, rregullator klime, kasafortë (me pagesë), ballkon, disa dhoma kanë pamje nga deti.
Shërbimi: All Inclusive
Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë, meze të lehtë pasdite, kafe dhe ëmbëlsira, pijet joalkoolike dhe alkoolike vendore prej orës 10.00-01.00 janë të përfshira në çmim.
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Pingpong, pikado, aerobik, sallë fitnesi.Me pagesë: Banjë turke, saunë, bilardo, si dhe sportet e ujit që ofrohen në plazh (banana, ski uji etj.) nga shi-tësit vendës.
Fëmijët: Pishinë për fëmijë, miniklubi për kalamajtë e moshës prej 4 deri 12 vjeç, çdo ditë prej orës 10.00-12.00 dhe 14.00-16.00.
Përparësitë tuaja
Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
Mëngjesi për gjumashët, pasdite meze të lehta, kafe/çaj dhe ëmbëlsira
Pijet freskuese dhe pijet vendore alkoolike prej orës 10.00-01.00
Minibari mbushet çdo ditë me nga një shishe ujë
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja