• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: I vendosur drejtpërdrejtë në plazhin me rërë dhe me gurë. Qyteti Alania, me mundësi të shumta argëtimi dhe blerjeje është rreth 35 km nga këtu.Në dispozicion janë lidhjet me taksi dhe me minibus. Nga aeroporti i Antalisë eshtë rreth 90 km larg.Koha e transferit: rreth 100 minuta.

Akomodimi: Hoteli modern dhe komfor disponon me gjithsej 333 dhoma, në një ndërtesë gjashtëkatëshe. Në këtë kompleks modern bëjnë pje-së salla e pranimit me recepcionin, ashensorët dhe lobi bari.Pastaj bufe restoranti me tarracën e jashtme, 2 restorante A-la-carte (01.06. – 01. 10.), bari, diskoteka, këndi TV, shitoret dhe floktorja si dhe qendra Spa dhe e relaksimit.Në pjesën e jashtme të kultivuar, gjen-den dy pishina me ujë të ëmbël (njëra prej tyre me 3 rrëshqitëse uji, për orë të caktuara), tarraca e diellit dhe snackbari i pishinës.Çadrat e diellit, shtretërit dhe mbu-lesat, si në plazh ashtu dhe në pishinë, janë të përfshira. Peshqirët e lar-jes merren me kaucion.

Plazhi: Plazhi me rërë dhe guralecë gjendet drejtperdrejt afër hotelit. Çadrat e diellit, shtretërit dhe mbulesat, në plazh, pa pagesë.Peshqirët e larjes merren me kaucion.

Dhomat: Dhomat e rehatshme janë të pajisura me banjë ose dush/WC,tharëse flokësh, telefon direkt, kasafortë me qira, TV-Sat me kanal muzi-kor, frigorifer të vogël, klimatizim, (në orë të caktuara) dhe ballkon.Dhomat teke janë në të vërtetë dhoma për dy veta por që jepen për një person.

Dhomat Familjare: Janë poashtu shu-më të rehatshme dhe janë të pajisura sikur dhomat standarde, por kanë dy dhoma fjetjeje me derë lidhëse.

Shërbimi: All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: fushë tenisi (drita e natës dhe paisjet, me pagesë), futboll i vo-gël, volejboll plazhi, basketboll, pikado,pingpong, sallë fitnesi, banjë turke, saunë dhe banjë me avull. Program animacioni dhe argëtimi.Me pagesë: kurset e tenisit, bilardoja, masazhi dhe të gjitha shërbimet në qendrën Spa dhe të relaksimit si dhe sporti ujor në plazh, i ofruar nga ofertues vendorë.

Argëtimi: Program i larmishëm ani-mues.

Fëmijët: Miniklub (4-12 vjeç) në orë të caktuara, para dhe pasdite, pishinë të veçantë për fëmijë dhe kënd për lojëra. Shërbimi i dados për fëmijë të vegjël, sipas kërkesës dhe me pagesë.

Saphir Resort

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjesi për gjumashë
  • Gjatë ditës snacks, pasdite kafe, çaj dhe ëmbëlsira supë mesnate, ndërsa sipas zgjedhjes suaj, një herë gjatë gjithë qëndrimit (së paku një javor) një darkë në njërin nga restorantet A-la-carte (me rezervim)
  • Pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike nga ora 10:00 deri në orën 24:00 pa pagesë (pijet në diskotekë, me pagesë), frigoriferi i vogël, me rastin e ardhjes suaj është i mbushur me ujë dhe pije joalkoolike

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59