• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pozita: Objekti shtrihet direkt në plazh, 500 metra larg nga Konakli dhe 12 km nga Alania. Koha e transferit: 110 minuta.

Akomodimi: Objekti mjaft i gjerë përbëhet nga një godinë kryesore dhe një tjetër ndihmëse, si dhe disa vila dy dhe trekatëshe, me gjithsej 556 dhoma. 

Recepcion me lobi dhe lobibar, ashensorë (në godinën kryesore), restorant brenda dhe jashtë objektit, pastiçeri, bare të shumta, diskotekë të hapur, sallë televizive, internetcafe, sallë konferencash, lokale, floktar dhe pishinë të mbyllur. Në kopsht gjenden dy pishina dhe dy anekse të ndara për fëmijë, me rrëshqitëse uji, tarracë dielli, miniklub për fëmijët prej 4-12 vjeç, animacione për fëmijë, fushë lojërash për fëmijë dhe minidisko. 

Dado, sipas dëshirës, Me pagesë.Plazhi: Plazhi me rërë dhe guralecë, me rënie të pjerrët (pjesërisht me plato të betonuar). Pa pagesë: Ombrellat, shtretërit dhe mbu­lesat, në plazh dhe pranë pishinës. 

Dhomat: Dhomat janë me hapësirë prej 22 m2, të pajisura me banjë apo dush/WC, tharëse flokësh, TV/Sat, telefon, radio, minibar (mbushja
me pagesë), kasafortë, dysheme me
tepih, rregullator klime dhe ballkon apo tarracë (pjesërisht me pamje nga deti).

Villat: Të shtrira në kopsht dhe me sipërfaqe nga 25 m2, të pajisura me banjë apo dush/WC, tharëse flokësh, TV/Sat, telefon, radio, minibar, kasafortë, dysheme me pllaka, rregullator klime (me orar të caktuar) dhe ballkon apo tarracë (pjesërisht me pamje nga deti).

Shërbimi: All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashët; bufe dietale dhe bufe për fëmijë. Në mesnatë meze të lehta; pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira.

Të gjitha pijet freskuese dhe ato alkoolike të vendit, prej 10.00-24.00. Lën-gjet e shtrydhura nga frutat, me pa-gesë.

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Një fushë tenisi, futboll i vogël, basketboll, volejboll plazhi, pingpong, pikado, bilardo, fitnes, gjimnastikë, saunë, banjë turke.Me pagesë: Reketat dhe topat për tenis, lojërat elektronike, masazhi dhe biçikletat. Sportet e ujit ofrohen nga tregtarët lokalë në plazh.

Argëtimi: Animacione të ndryshme nga animatorët profesionistë dhe mbrëmje të herëpashershme gazmore.

Saphir Hotel

All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashët; bufe dietale dhe bufe për fëmijë
  • Në mesnatë meze të lehta
  • Pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
  • Të gjitha pijet freskuese dhe ato alkoolike të vendit, prej 10.00-24.00. Lëngjet e shtrydhura nga frutat, me pagesë
  • Një fushë tenisi, futboll i vogël, basketboll, volejboll plazhi, pingpong, pikado, bilardo, fitnes, gjimnastikë, saunë, banjë turke
  • Miniklub për fëmijët prej 4-12 vjeç, animacione për fëmijë, fushë lojërash për fëmijë dhe minidisko
  • Dado sipas dëshirës, me pagesë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59