• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Pushim që do të kthehet në kujtimet më të mira do të jetë qëndrimi juaj në Vikingen Infinity Resort & Spa.
Ofron "lumturi në shikim të parë " me arkitekturën e tij unike

Pozita: I  vendosur në afërsi të Alanias  - Türkler, 90 km nga aeroporti i Antalias, 35 km nga Manavgat dhe 10 km nga qyteti i Alanias. 
Koha e transferit: 100 minuta
 
Akomodimi: Kompleksi me një arkitekurtë të veçantë ofron 778 dhoma me 2334 shtretër  të shtrira në një sipërfaqe prej 40000 m2.Këtu do shijoni gjurmët e arkitekturës autentike dhe moderne si dhe plazhin privat. Këtu do të kaloni pushimet më të mira me familje duke ndier rehatinë dhe qetësinë në çdo cep të kompleksit tonë. Ka recepcion e hapur 24 orë me lobi dhe disa bare dhe restorante,

Plazhi: Privat dhe i gjerë me rërë dhe guralecë. Ombrellat dhe shtreterit ofrohen pa pagesë.

Dhomat: Posedon disa lloje te dhomave si ato standarde, familjare dhe suita. Të gjitha dhomat janë të shtuara me tepih, TV LCD 70” me programe satelitore, shtrat ortopedik, linje direkte telefonike, minibar, banjë me vaskë, kasafortë digjitale dhe balkon.
 
Shërbimi: Ultra All Inclusive.
 
Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në restaurantin kryesor. Hoteli posedon edhe tre restaurante a la carte, me kuzhinë italiane, kuzhinë turke dhe aziatike. Posedon edhe disa bare si, lobi barin, barin në terasë, në pishinë, snack bar në pishinë dhe në plazh, bar në plazh dhe në disko. Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Filloni ditën e pushimit me lojëra në pishinë apo gjimnastikë dhe përfundojeni atë me programe argëtuese të ndryshme çdo ditë. Për t’ju shtuar edhe më shumë çaste të këndshme përkujdeset edhe grupi i animacionit gjatë gjithë ditës.

Me pagesë: Masazhe, spa qendra dhe sherbime të ndryshme bukurije, lojë me birila, biliardo, pikado, sporte të ujit.

Fëmijët: Miniklubi për fëmijët e moshës 4-12 vjeç, si dhe midiklubi për më të rriturit prej 13-17 vjeç. Këndi i lojërave në miniklub dhe në plazh.

Vikingen Infinity

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Ushqime të lehta gjatë ditës
  • Bufe për fëmijë
  • Pijet vendore dhe disa të importuara janë në dispozicion gjatë gjithë kohës
  • Minibari mbushet çdo ditë me ujë
  • Miniklubi për fëmijët e moshës 4-12 vjeç, si dhe midiklubi për më të rriturit prej 13-17 vjeç

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59