• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Hotel me bukuri mahnitëse me plazhin përpara, këtu pushimi juaj do të jetë vërtetë unik. Me një arkitekturë të jashtëzakonshme, dhomat mjaft modern do t’ju bëjnë të ndiheni si mbret. Kompleksit të pishinave do t’jua kishte zili çdo notar, ndërsa Spa qendra do t’ju lë pa fjalë. Poashtu, në 7 restaurantet që posedon do të provoni ushqimet më të shijshme.

Pozita: Ky hotel i klasit vërtetë të lartë shtrihet drejtpërsëdrejti në plazh. Gjendet rreth 30 kilometra nga qyteti i Alanias dhe 90 km nga Aeroporti i Antalias.

Akomodimi: Në 8 katet e hotelit, me 4 ashensorë, janë të shpërndara 598 dhoma. Në oborrin bukur të hotelit gjendet kompleksi me dy pishina dhe tri rrëshqitëse. Posedon pishinën e brendshme me ujë të freskët.Ndër të tjera ky hotel ka edhe dyqane të ndryshme, minimarket, floktar, shërbim rrobalarës, shërbim mjekësor, internet falas në hollin e hotelit, spa dhe wellness qendra e mrekullueshme, disko. Poashtu ky hotel posedon edhe 7 restaurante ku ju keni mundësinë të provoni ushqimet më të shijshme. Nga to njëri është restaurant kryesor dhe 6 të tjerë A-la Carte, sushi, turk, Italian, kinez, rus dhe restaurant peshku. Ka edhe 8 bare dhe irish pub. Shtretërit, ombrellat dhe peshqir në plazh janë pa pagesë.

Dhomat: Dhomat janë moderne dhe do t’ju bëjnë të ndiheni si mbret në to. Posedojnë klimatizim, banjë/WC, tharëse flokësh, telefon, TV/Sat, minibar, internet wireless, ballkon. Disa nga dhomat kanë pamje nga deti.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje. Mëngjesi për gjumashë, lëng i freskët portokalli në mëngjes, snacks gjatë ditës, pasta dhe akullore gjatë ditës, bufe mesnate. Disa pije të përzgjedhura vendore dhe të importuara alkoolike dhe jo-alkoolike prej ores 10 deri në 24. Minibar mbushur përditshme me ujë, birrë dhe pije freskuese.

Sport dhe kohë të lirë: Pa pagesë: Dhoma me avull, sauna, pingpong, fitness, tenis (2 fusha, ndriçimi me pagesë), volejboll plazhi, futboll plazhi dhe animacione të ndryshme. Me pagesë: Spa dhe wellness qendra, masazhi, bilardo, bowling.

Granada Luxury

Ultra All Inclusive

rekomandimi i mysafirëve

vlerësimi i mysafirëve

nga

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
  • Ushqime të lehta gjatë ditës
  • Bufe për fëmijë
  • Pijet vendore dhe disa të importuara janë në dispozicion gjatë gjithë kohës
  • Minibari mbushet çdo ditë me ujë

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59