• +381 (0) 38 220 220
  • +49 (0) 180 30 30 30 6
  • +41 (0) 44 315 59 59
  • +43 (0) 13 19 10 74
agent login

Për Hotelin

Ky hotel luksoz i ndërtuar në stilin italian, i inspiruar nga sheshi i njohur San Marco në Venecia, ofron një gamë të gjerë aktivitetesh për shijen e çdonjerit. Përveq plazhit me rërë të imët, i cili gjendet buzë kopshtit të hotelit, pushuesit do të kenë mundësi të shumta argëtimi dhe të sportit, që ofrohen në kuadër të hotelit apo edhe në plazh , nga shitësit privatë.

Pozita: Hotel mjaft luksoz shtrihet drejtpërsëdrejti pranë plazhit me rërë të imët, rreth 15 km larg qendrës së Antalisë dhe 10 km larg Aeroportit të Antalisë. 

Koha e transferit: rreth 25 minuta.

Akomodimi: Kompleks ekskluziv turistik i ndërtuar në stilin italian, inspiruar nga sheshi i njohur San Marco në Venecia. Përbëhet nga 3 ndërtesa katërkatëshe dhe 3 vila të tjera dykatëshe. Posedon 540 dhoma të rregulluara në mënyrë luksoze dhe të pajisura me të gjitha orenditë e nevojshme për një pushim të rehatshëm. Disponon me një lobi elegant me bar, ashensorë, restorante të brendshme dhe të jashtme, me anekse të veçanta për joduhanxhinjtë. Për dashamirësit e kuzhinës ofron edhe 4 restorante A-la carte, pirgun për vizitorë me pamje të mrekullueshme përreth, bare, ëmbëltore, sallë konferencash, shitore, floktar, pishinë të mbuluar me xhakuzi dhe amfiteatër. 

Në oborrin e kultivuar gjendet kompleksi i pishinave në sipërfaqe prej 3.500 metra katrorë, me rrëshqitëse uji për të rriturit dhe për fëmijët, tarracë për rrezitje, bare pranë pishinave. Mjeku dhe infermierja (24 orë) dhe Rent a car.

Plazhi: Plazh i gjatë dhe i pjerrët me rërë të imët, i cili gjendet buzë kopshtit të hotelitka në dispozicion një platformë notimi dhe bar në plazh. Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët janë pa pagesë, si në plazh ashtu edhe pranë pishinave.

Dhomat: Dhomat standarde: Janë të rregulluara me shije të veçantë dhe janë të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, telefon me dalje direkte, TV/Sat, lidhje interneti (me pagesë), minibar, kasafortë, dysheme me tepih, klimatizim qendror (në orë të caktuara), pjesërisht me ballkon dhe me pamje nga deti. Shërbimi në dhomë gjatë 24 orëve. Dhomat ekonomike: Kanë pajisjet e njëjta sikur dhomat standarde, por nuk kanë ballkon dhe gjenden në katin përdhes.Në dispozicion janë edhe dhomat për joduhanxhinjë dhe 6 dhoma të përshtatshme për personat e hendikepuar. Dhomat familjare: Janë të përbëra nga një dhomë për ndejë/fjetje me një divan dhe një dhomë tjetër të fjetjes me shtrat dysh. Janë, të pajisura me orenditë e njëjta sikur dhomat standarde.

Shërbimi: Ultra All Inclusive

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: 4 fusha të forta tenisi, skuash, minifutboll, basketboll, volejboll plazhi, pingpong, gjuajtje me hark, fitnes, aerobik, gjimnastikë, saunë, hamam dhe xhakuzi.

Me pagesë: Ndriçimi për fushat e tenisit, surfimi, kanu, masazhi, kurset e zhytjes dhe sportet e ndryshme të ujit që ofrohen në plazh.

Argëtimi: Pikado, TV-salla, interneti me qasje pa tela në lobi, bilardo, diskoteka dhe animacione gjatë gjithë ditës, në mbrëmje shfaqje të ndryshme.

Fëmijët: Për më të vegjlit, në dispozicion janë: pishina për fëmijë, miniklubi (4-12 vjeç), animacione për fëmijët, fusha e lojërave, bufe për fëmijët dhe minidisko. 

Dado (sipas kërkesës dhe me pagesë).

Hotel Venezia Palace

Ultra All Inclusive

Wonderful!

97%

rekomandimi i mysafirëve

4.5

vlerësimi i mysafirëve

Vetiola Reçica

It was very comfortable to stay and staff were pleasant and welcoming.

nga Vetiola Reçica

Përparësitë tuaja

  • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje (me kënd dietal), mëngjesi për gjumashët
  • Meze gjatë ditës, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira, meze mesnate 
  • 4res­­­­t­­orante A-la carte (italian, turk, brazil­­ian dhe specialitete të peshkut një herë për person gjatë qëndrimit)
  • Pijet freskuese, pijet alkoolike vendore dhe disa të importuara, nga ora 10.00 - 02:30, një bar qëndron hapur 24 orë  
  • Minibari mbushet çdo ditë me ujë tavoline dhe me pije freskuese

Keni nevojë për ndihmë

Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja

+381 (0) 38 220 220
+49 (0) 180 30 30 30 6
+41 (0) 315 59 59