Për Hotelin
Një hotel për t'ju plotësuar të gjitha nevojat dhe dëshirat për një pushim të këndshëm, të rehatshëm dhe argëtues. I përshtatëm si për familjarë me fëmijë, ashtu edhe për të rinjtë.
Pozita: Është direkt i shtrirë në plazhin e mrekullueshëm, 12 km larg nga Antalia dhe 10 km larg nga Aeroporti.
Koha e transferit: rreth 15 min.
Akomodimi: Ky hotel elegant posedon mbi 556 dhomat të cilat shtrihen në një ndërtesë 9 katëshe dhe 10 villa. Në dispozicion janë lobi i gjatë me palma, lobi bar, recepcioni, 5 panorama ashensor, një restorant kryesor dhe tre restorante A La Carte, bare të ndryshme dhe ëmbëltore. Në bukurinë e jashtme të objektit me pishinë dhe lendinë të gjelbërt me tre pishina, aquapark me rrëshqitë-se të ndryshme. Shtretërit, mbulesa, ombrella dielli, peshqirë për larje; të gjitha këto përfshihen në çmim. Kinema, qendër tregtare, qendër shëndeti, internet kafe, diskotekë dhe teatër.
Plazhi: Kjo pushimore shtrihet direkt para hotelit. Shtretër, mbulesat, ombrellat dhe peshqirë për larje përfshihen në çmin.
Dhoma: Këto dhoma janë me shumë dashuri të ndërtuara në formë të kabinave të anijes të dekoruara dhe janë të paisura me Banjo/WC, tharëse flokësh, klimatizim, minibar, telefon, TV/Sat, sef, ulëse grupore, dysheme me tepih dhe ballkon ose terasë.
Shërbimi: Ultra All Inclusive
Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Basketboll, vollejboll, fitnes, xhakuzi, sauna, banjë turke, skuash, salloni i lojërave dhe lojërat e ndryshme të ujit. Me pagesë: Internetcafe, loja me birila, masazhe, futboll, sportet motorike të ujit.
Qendra e tenisit: 4 fusha tenisit (veshmbathja me pagesë).
Argëtimi: Animacione dhe programe argëtuese.
Përparësitë tuaja
- Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje
- Meze të lehta, pasdite kafe/çaj dhe ëmbëlsira
- Pijet freskuese dhe alkoolike vendore prej orës 10:00 deri në orën 23:00
- Tri restorane A la carte, bare të ndryshme, ëmbëltore
- Kinema, qendër tregtare, internet kafe, diskotekë dhe teatër
- Sporte të ndryshme
- Animacione dhe programe argëtuese
Keni nevojë për ndihmë
Ekipi ynë është në shërbimin tuaj 24/7 t'ju ndihmojë me të gjitha nevojat apo pyetjet tuaja